Page 152 - Demo
P. 152


                                    As nuk mund të mendohet se në çfarë nivelesh zhvillimi do të ishim sot pa PC-në.Së dyti, vlen të përmendim celularin - një shpikje botërore. Sot ky mjet është zhvilluar në mënyrë të tillë që lejon komunikimin jo vetëm me anë të dëgjimit, por edhe nëpërmjet të parit.Lidhur me makinat, ato kanë qenë në përsosje të vazhdueshme. Nissan-i ka prezantuar makinën elektrike më të shpejtë në botë, e cila mund të arrijë një shpejtësi prej më shumë se 300 km në orë.Për më tepër, përsosja vijon me zbulimin e sistemit të quajtur WI-FI, që bazohet në një koncept të ngjashëm me radarët dhe mund të gjejë vendndodhjen e njerëzve në lëvizje. Ky sistem funksionon edhe nëse njerëzit janë në ambiente të mbyllura. Pra, bota qeveriset nga ndryshime të pandalshme dhe prandaj duhet të vendosim lidhje me të tashmen dhe të ardhmen, më shumë se me të kaluarën. Teknologjia e informatikës është një shembull i shkëlqyer sesi sistemet më moderne bëhen mbizotëruese në pak vite, në pak muaj. Njeriu synon përmirësimin e jetës së tij dhe kjo mund të arrihet vetëm nëpërmjet ndryshimit. Pranimi i së resë përqafohet kryesisht nga të gjithë, sidomos nga të rinjtë.Të gjitha argumentet e mësipërme dëshmojnë se e ardhmja i takon teknologjisë. Nuk na mbetet veç të ndjekim ritmin e ndryshimit.Shkruani një ese argumentuese, ku të shprehni qëndrimin tuaj për temën e mësipërme. Sillni argumente, që mbështeten me shembuj, dëshmi dhe fakte.150
                                
   146   147   148   149   150   151   152   153   154   155   156