Page 153 - Demo
P. 153
Teksti përshkrues 5Para leximitDiskutoni rreth kësaj situate. Ja çfarë tha një ditë një i intervistuar në një televizion: “Lexova një përshkrim për të huajt rreth zonës së Valbonës. M’u duk i bukur dhe më lindi dëshira ta vizitoj atë vend”. Përse mendoni se ndodh kjo?TIRANA JONËnge – koha e mjaftueshme për të bërë diçka pa u ngutur.nur – hijeshi, bukuri që të bën për vete.rrëmim – kërkim i kujdesshëm për diçka që na nevojitet, duke trazuar gjithçka me dorë ose duke këqyrur gjithandej.FjalorNëse të rastis ta shohësh Tiranën në një fotografi, të krijohet përshtypja e një qyteti tepër të thjeshtë, por, nëse jeton aty, mund t’i thuash gjithkujt se Tirana është qyteti më i madh i Shqipërisë, i zhurmshëm e plot jetë, por edhe qyteti i mundësive të mëdha. Eh, kështu e prezantojnë Tiranën hartuesit e udhërrëfyesve (guidave) për të gjithë ata që duan ta shohin atë për herë të parë.Po të kalosh me nge e vëmendje, në qendër të saj do shohësh një sërë godinash vërtet të bukura nga ana arkitekturore dhe disa të tjera me ngjyra të çuditshme. Aty është arti i vogël dhe i madh, aty është historia e re dhe e vjetër, aty është krenaria e të gjithëve ne, universiteti që gumëzhin nga të rinjtë, të cilët duhet thënë se në 151

