Page 154 - Demo
P. 154
Tiranë bien në sy kudo që të shkosh. Kjo rini ia shton jetën këtij qyteti. Po përmes qendrës kalon para syve tanë si rrufe Galeria Kombëtare, Muzeu Historik, Ura plot nur e Tabakëve etj.Pak rrëmim në histori nxjerr në pah hollësi të panjohura deri vonë. Mjafton të hedhësh sytë nga Dajti, mali befasues që qytetit i bën hije nga larg, për të parë larminë karakteristike të qytetit, i cili në dimër ka edhe borën, e gjatë stinëve të tjera jeshillëkun, pemët dhe lulet plot variacion. Jo rastësisht. Dhe jo vetëm kaq. Te ky mal i bukur janë gjetur gjurmë të lashtësisë ilire, për t’u shfaqur sërish në rrënojat e zbuluara pranë Parlamentit.Nuk ka vend në botë që të ketë brenda vetes kaq shumë kultura, njerëz të ndryshëm, zakone, lloje ushqimesh, lloje muzikash, lloje dekorimesh të shtëpive, lloje veshjesh, por edhe një pasqyrim e rrezatim të kulturës botërore, sjellë nga shqiptarët kudo që jetojnë e punojnë, sidomos këto vitet e fundit. Në Tiranë bien në sy emërtimet e huaja të aktiviteteve të ndryshme tregtare dhe argëtuese.Tirana sot rritet si një fëmijë, shpejt dhe fuqishëm. Ajo të ofron që nga hotelet luksoze e deri te restorantet e larmishme, qendra të ndryshme kulturore, komplekse funksionale, si dhe aktivitete ndërkombëtare, që e bëjnë atë dhe njerëzit e saj të njohur në botë.Kurdoherë që dikush do të dojë të vizitojë qytetin për t’u argëtuar, nuk duhet të harrojë rrethinat e tij të gjelbra, sidomos në pranverë ku natyra shpalos gjithë madhështinë e saj. Ju mund të kalëroni, të organizoni piknikë, të laheni nëpër pishina, të ecni në mal, të eksploroni (zbuloni) bukuritë e shumta, të ushqeheni me produkte të shëndetshme.Mund të shkoni kudo dhe të ndeshni njerëzit dhe mikpritjen e tyre. Tirana i do miqtë, i mirëpret ata, i ul në sofër, i nderon si të shenjtë. Gjithkush që e ka vizituar një herë ka dashur të rikthehet në këtë qytet entuziast.Në Tiranë, të gjithë ta rrëfejnë rrugën ku duhet të shkosh dhe çfarë duhet të bësh. Ky qytet ka njerëz dhe zemër që rreh.152

