Page 155 - Demo
P. 155
STUDIM TEKSTI Kuptojmë tekstin 1 Përgjigjuni pyetjeve në tabelë.Cili është qëllimi i tekstit të mësipërm?Çfarë përshkruhet në këtë tekst?Si jepet përjetimi i shkruesit?Zgjeroni kuptimin e shprehjes:Ky qytet ka njerëz dhe zemër që rreh. 2 Identifikoni momentet kryesore që zgjojnë imagjinatën e lexuesit, duke shkruar secilin prej tyre në shkallën përkatëse.Analizojmë tekstin 3 Analizoni rolin e detajeve në tekst. Në ç’përfundim arrini? 4 Gjeni dy figura letrare dhe shpjegoni rolin e tyre në përshkrim.Interpretojmë tekstin 5 Interpretoni nëse shprehja: Tirana i do miqtë, i mirëpret ata, i ul në sofër, i nderon si të shenjtë, është e lidhur vetëm me mikpritjen.6 Pse autori kthehet në histori? Cili është roli i saj kur paraqitet në një guidë?Gjuha e tekstit 7 Shkruani disa mbiemra që e bëjnë përshkrimin tërheqës. ___________________ ______________________________________ ______________________________________ ___________________ 8 Shkruani në frutat e pemësfjalët kyçe të këtij përshkrimi. 9 Zëvendësojeni fjalën të shenjtë me një fjalë me kuptim të afërt.___________________________Reflektojmë rreth tekstit 10 Kthejeni pjesën më lart në një rrëfim objektiv, duke mbajtur parasysh këto këshilla:Mos përdorni figura letrare.Mos jepni detaje përshkruese.Mund të ktheheni në histori.Mos i kushtoni vëmendje përjetimit për bukuritë e qytetit, por thjesht informacioneve rreth tij. Detyrë Shikoni pamje të ndryshme nga Tirana dhe diskutoni se çfarë tregojnë ato. Kushtojuni vëmendje detajeve dhe atmosferës së përgjithshme. Përshkruajeni Tiranën sipas pamjeve dhe imagjinatës suaj, në mënyrë të tillë që të ngjallni interes te vizitorët.153

