Page 156 - Demo
P. 156


                                     1 Lexoni fragmentet e shkëputura nga dy ese nxënësish dhe diskutoni për secilën prej tyre. Cila nga të dyja afron me esenë përshkruese? Zbuloni disa karakteristika të saj, duke i krahasuar edhe me pjesën tjetër.Shkruajmë Ese përshkruese Dita e hënëEdhe sot është një e hënë si gjithë të tjerat. Zgjohem si zakonisht në orën 7 dhe shkoj në shkollë. Si gjithmonë, vonë orën e parë. Është ora e matematikës. S’është faji im që e humbas, por i atyre që e lënë orën më të rëndësishme si orë të parë. Gjithsesi, koha kalon dhe unë e kam mendjen te ndeshja e futbollit pasdite. Te finalja e madhe. Më shoqërojnë prindërit dhe vëllai i vogël për atje. Ndeshja përfundon 3 me 1. Fitojmë. Jo vetëm atë. Por edhe kupën. Kësaj i thonë të kesh një të hënë të mbarë! Dita e hënëE hëna e sotme sapo zbardhi me një diell fantastik, që shkëlqeu që herët diku afër Dajtit. Gjithë marifeti i së hënës është të gjesh mënyrën për t’u ndier mirë pas pushimeve aq fantastike të fundjavës. Eh, e kam një sekret të ri. E dini cili është? Të kënaqesh me çdo gjë! Po kjo është e para, dhe lumturia e madhe që më përfshin ashtu papritur dhe vrullshëm. Ndihem i frymëzuar dhe i gatshëm për shkollën. Mbi të gjitha, gëzoj se do të jem sërish me shokët e klasës, të cilët janë të mirë jo vetëm me mua, por edhe me njëri-tjetrin. Ata dhe fytyrat plot besim të prindërve të mi më bëjnë si zog me krahë. Më pushton si me magji buzëqeshja dhe humori i mrekullueshëm i vëllait të vogël. Ai ma sjell fatin e mirë gjatë lojës. Ai, pikërisht ai, e solli fitoren time të pasdites. Le të thonë ç’të duan, për mua e hëna kthehet në një ditë të bukur nga mendja dhe gjendja emocionale e secilit prej nesh, të cilat duhet të jenë si një burim i rrjedhshëm, i pastër dhe plot dritë, ku të pasqyrohen dëshirat dhe veprimet tona.Nxënësi 2 shkruan:Nxënësi 1 shkruan:Çfarë është teksti përshkrues joletrar?Teksti përshkrues joletrar është lloj shkrimi që përdoret në enciklopedi, guida të ndryshme apo edhe në materiale shkencore.Ashtu sikurse në tekstin përshkrues letrar, edhe në këtë lloj teksti përshkruhet një vend, person, kafshë apo ngjarje.Përshkrimet e këtij lloji përbëhen nga ndjenjat dhe emocionet e një grupi (jo vetëm të një personi). P.sh., kur përshkruajmë një qytet për një guidë turistike, aty flasim për bukurinë e qytetit duke bashkuar këndvështrimin tonë me të atyre që e kanë vizituar atë më parë. Kështu teskti përshkrues joletrar shkruhet me profesionalizëm dhe art të vërtetë.Përmes tekstit përshkrues joletrar, ne zgjojmë kuriozitetin duke ndikuar te të tjerët.Teksti përshkrues joletrar shkruhet me një gjuhë të bukur, me figura letrare të kursyera dhe me detaje.154
                                
   150   151   152   153   154   155   156   157   158   159   160