Page 157 - Demo
P. 157


                                    Për të shkruar një ese përshkruese ndiqni këta hapa:Planifikoni punimin tuaj: bëni një skemë me pikat kryesore.Shkruani esenë tuaj: Filloni të shkruani me një rend detajesh që ndjekin njëri-tjetrin.Rilexoni atë që shkruat, duke shtuar dhe duke hequr fjalë. Silleni esenë në formën më të mirë.Redaktojeni esenë tuaj: vëreni nëse i jeni përshtatur plotësisht temës së dhënë, rregulloni fjalët dhe fjalitë, nga kuptimi dhe nga ana gramatikore. Kujdesuni për drejtshkrimin dhe pikësimin. Në fund, ajo duhet të duket bukur në fletën tuaj.Ndajeni me të tjerët (dorëzojeni, lexojeni para të gjithëve, afishojeni në stenda apo në gazetën e shkollës etj.).Ja si mund të shprehemi shkurt, me një fjali përshkruese për temën Ditëlindja ime:Ditëlindja ime është festa më e mrekullueshme në familjen time, e cila gjithmonë ma kthen atë në një ngjarje të bukur, emocionuese dhe plot surpriza, ku vendin kryesor e zënë shokët e mi të dashur.Ja si mund të shprehemi shkurt me një paragraf përshkrues për temën Ditëlindja ime:Ditëlindja ime është festa më e mrekullueshme e familjes sime. I shoh të gjithë në mbrëmjen e qetë të marsit, ndërsa fshehtas bashkëpunojnë për të ma bërë këtë ditë të veçantë. Askush nuk di ta kthejë atë në një ngjarje të bukur, emocionuese dhe plot surpriza, më mirë se prindërit e mi. Kënaqemi shumë në këtë festë, ku kurora më e ndritshme janë shokët e mi të dashur, që bashkohen me mua dhe familjen time në një ëndërr të bukur dhe të thjeshtë pranvere, nga e cila nuk dua të zgjohem shpejt.Ja një ese me tre paragrafë për temën Ditëlindja ime:Ditëlindja ime është festa më e mrekullueshme e familjes sime, me një fëmijë të vetëm, që i pëlqejnë kaq shumë festat.I shoh të gjithë, mbrëmjes së qetë të marsit, ndërsa fshehtas bashkëpunojnë për të ma bërë këtë ditë të veçantë. Askush si prindërit e mi, nuk di ta kthejë më mirë atë në një ngjarje të bukur, emocionuese dhe plot surpriza. Askush më shumë se unë nuk i pëlqen urimet plot dashuri, dhuratat plot fjalë admiruese dhe flakën e kuqe të qirinjve, që duhet vetëm pakëz frymë e vërtetë për t’i fikur. Dijeni që do të kënaqeni pa fund. Kurora më e bukur janë shokët e mi të dashur, të cilët bashkohen me mua dhe familjen time në një ëndërr të bukur dhe të thjeshtë pranvere, nga e cila nuk dua të zgjohem shpejt. Sigurisht që kjo më bën një njeri më të mirë, më të dashur dhe më të thjeshtë.Plotësoni me fjalë apo me shprehje esenë përshkruese joletrare të mëposhtme.Shkolla që do të shohim sot në dokumentar është një godinë e vogël, e pozicionuar në zonën më të bukur të Zvicrës, rrëzë një mali _____________ dhe buzë një liqeni _________________, në mes të __________________ ajrit të ____________ dhe larg ________________ të qytetit, plot lule _________________ dhe fusha me bar të ________________, ku zhvillojnë lojëra të ndryshme _________________. Asgjë nuk do ju pëlqejë më shumë se fushat sportive, në të cilat zhvillohen çdo vit kampionate _________________. Pishina _______________ dhe _____________________ përdoren gjatë stinës së ____________________. Përveç këtyre, laboratorët 155
                                
   151   152   153   154   155   156   157   158   159   160   161