Page 160 - Demo
P. 160


                                    Gjuha shqipe ka sistemin e saj të tingujve dhe të shkronjave. Çdo gjuhë ka një numër të caktuar tingujsh dhe një numër të caktuar shkronjash. Të gjitha shkronjat që paraqesin tingujt e të folurit të gjuhës, përbëjnë alfabetin e saj.Alfabeti i gjuhës shqipe përbëhet nga 7 zanore dhe 29 bashkëtingëllore.A B C Ç D DH E Ë F G GJ H I J K L LL MN NJ O P Q R RR S SH T TH U V X XH Y Z ZHKujtojmëFonetikë1 Grupet e zanoreve dhe diftongjet Mbani mendZanoret në gjuhën shqipe janë: a, e, ë, i, o, u, y.Zanorja I Shqiptohet me një hapje minimale të gojës.Zanorja Y Shqiptohet si i-ja, por marrin pjesë edhe buzët.Zanorja U I gjithë trupi i gjuhës tërhiqet prapa dhe shpina e saj ngrihet lart.Zanorja E Shqiptohet me një hapje mesatare të gojës, pak më të madhe se për shqiptimin e i-së.Zanorja Ë Goja është pak më e mbyllur se për e-në, trupi i gjuhës tërhiqet prapa.Zanorja O Shqiptohet me një hapje të gojës të njëjtë me atë të zanoreve gjysmë të hapura, e dhe ë.Zanorja A Shqiptohet me hapjen maksimale të gojës, përtej së cilës nuk mund të shqiptohet tingull tjetër.Grupet e zanoreveKur dy zanore janë pranë njëra-tjetrës dhe secila nga këto zanore shqiptohet ose ndahet si një rrokje më vete, quhet një grup zanor: ftua, ftu-a; mësuammësu-am. Secila nga zanoret e diftongut, ka aftësinë për të krijuar rrokje më vete. Në gjuhën shqipe, grupet e zanoreve që ndeshen më shpesh janë: ua,ue, ie, ye.Gjuha standarde shqipe ka një varg fjalësh që përmbajnë në trup të tyre këto grupe zanoresh (ua, ue, ie, ye).Ua ftua, grua, muaj, përrua, thua, bluaj, druaj, quaj, ruaj, mësuam, punuamUe dëgjues, edukues, mësues, i dëgjueshëm, i gëzueshëmYe arsye, dyer, krye, kryesor, lyej, ngjyej, i pëlqyeshëm, pyes, i shkëlqyeshëmIe diell, qiell, miell158
                                
   154   155   156   157   158   159   160   161   162   163   164