Page 161 - Demo
P. 161
FonetikëRrokje quajmë një tingull ose grup tingujsh, që shqiptohet me një të nxjerrë të frymës.KujtojmëGrupet e zanoreve ndahen në rrokje sipas secilës zanore: py-es, di-ell, mi-ell, dëgju-es.Te grupet e zanoreve, theksi bie në zanoren e parë. Grupet e zanoreve duhet të shkruhen dhe të shqiptohen të plota.P.sh.: dua, shkruaj, punuar, mësues, dëgjues, shikues, diell, miell etj. Përdorimi vetëm me një zanore, si: du (për dua), shkruj (për shkruaj), punu (për punuar), mësus (për mësues), është i gabuar.Diftongjet në gjuhën shqipe Kur dy zanore që ndodhe pranë shqiptohen si një rrokje më vete, përbëjnë një diftong. Njëra nga këto zanore e humb aftësinë për të krijuar rrokje.Diftongjet krijohen kur zanoret i, y, u shoqërohen me një zanore të theksuar, e cila qëndron para ose pas tyre.Diftongjet e shqipes standarde Shembuja e o i ui ia ie io - iu shtëpia, pianist, diellim, dietik, violinë, studio, stadium, simpoziumu ua ue uo ui - rruaza, suedez, kuotë, kuintala - - - ai au vais, automobile - - - ei eu sheik, pseudonimo - - - oi ou thoi, kllouny - - - - yu shfryuKarakteristikë e grupeve të zanoreve është se njëra nga zanoret e grupit është e mbyllur, gjë që e bën të lehtë shqiptimin e tyre. Kur kjo zanore e mbyllur është e patheksuar, këto grupe zanoresh shërbejnë si diftongje.Mbani mendKujdesNuk krijohen diftongje nga bashkimi i i-së me y-në; i u-së me i-në dhe me y-në.Mbani mendUshtrime1 Nënvizoni grupet e zanoreve. Dyshemeja ishte shtruar me pllaka ngjyrë hiri, ndërsa muret ishin lyer me ngjyrë bizele të çelët. Maria nuk e ktheu kokën nga ai, por zemra iu lëndua nga ato fjalë. Nuk e kishte kuptuar sesi kishte kaluar gjithë ajo kohë.159

