Page 163 - Demo
P. 163
Shqiptimi me zë më të fortë, ose me ton më të ngritur, i një rrokjeje a i një zanoreje në fjalë, quhet theks. Ajo quhet rrokje e theksuar. Rrokjet e tjera brenda trupit të fjalës quhen rrokje të patheksuara.KujtojmëTheksi i fjalës dhe i fjalisë 2Theksi i fjalës FonetikëBartëse të theksit janë vetëm zanoret. Në një fjalë kemi vetëm një zanore të theksuar.Për të dalluar theksin e fjalëve të ndryshme, duhet të dimë që:Në fjalët njërrokëshe, theksi bie mbi zanoren e vetme të fjalës: mík, qén, dét, lís, mál, plák, fúnd, ménd, shtég, dréjt, trím, gúr, rrúsh, drú etj.Në fjalët shumërrokëshe, theksi bie:a) në shumicën e fjalëve, në rrokjen e dytë nga fundi i fjalës (theksi parafundor): mótër, aníje, déle, lúle, bésë, shkóllë, fúshë, dárdhë, émër, fémër, létër, móllë, púlë etj.b) në një numër fjalësh, në rrokjen e fundit të fjalës (theksi fundor): njerí, qirí, qytét, lirí, babá, shtëpí, ushtrí, barí, folé, puním, mësój, lexój, shikój, mendój etj. c) në pak fjalë, në rrokjen e tretë dhe të katërt nga fundi i fjalës (theksi tejfundor): flútura, kúmbulla, plúhuri, fúshave, ndéshemi, fshéhurazi; punúakëshim, punúakemi etj.Mbani mendÇadrën e ka Ani.– Ku do ta vendosim çadrën?– Vendose këtu!161

