Page 164 - Demo
P. 164


                                    Intonacioni është vija melodike e shqiptimit të fjalëve nga fillimi deri në fund të fjalisë. Ai mund të jetë ngjitës ose zbritës.KujtojmëNë gjuhën shqipe të shkruar, nuk përdoret asnjë lloj theksi. Shenja e theksit përdoret vetëm te fjalët e fjalorëve. Një numër i kufizuar fjalësh kanë formë fonetike të njëjtë dhe dallohen vetëm nga theksi. Në këto raste, për të mos shkaktuar keqkuptime, mund të përdoret edhe shenja e theksit ( ‘ ), por pothuaj gjithmonë kuptimi i këtyre fjalëve del brenda fjalisë: drejtor – drejtori – drejtoria; punëtor – punëtori – punëtoria; bar – bari – bariu.Theksi i fjalisëGjymtyra e fjalisë që shqiptohet më fort dhe merr ton më të lartë, mban mbi vetë theksin e fjalisë.Kur flasim dhe lexojmë me zë, është e rëndësishme që jo vetëm t’i themi saktë fjalët, por edhe të theksojmë ato fjalë kyçe e shprehje që përmbajnë mendime, me qëllim që idetë të përcillen qartë te dëgjuesit. Pra, duhen theksuar fjalët eduhura. Nëse theksohen fjalët e gabuara, kuptimi i asaj që themi mund të jetë i paqartë për dëgjuesit, të cilët mund të fillojnë të mendojnë për gjëra të tjera. Për të dalluar theksin e fjalive të ndryshme, duhet të dimë që:Në fjalitë pyetëse që fillojnë me fjalë pyetëse, theksi i fjalisë bie mbi fjalën pyetëse: – Kush do të niset tani? – Sa kushton ky libër? – Çfarë do të shohim në kinema? – Kur kthehen nga Kosova?Në fjalitë urdhërore, theksi i fjalisë bie mbi foljen: – Jepjani sa më parë lajmin! – Thojini të mos vonohet! – Jepjani sa më parë notat! – Kërkojini ta përfundojë detyrën!Në fjalitë dëftore, theksi bie përgjithësisht mbi kryefjalën:U martua Meli! Meli erdhi me mua.Mbani mendKëshilla për të folur dhe për të lexuar në mënyrë të qartëUshtrohu për të gjetur fjalët dhe shprehjet kyçe në fjali. (Trego kujdes të veçantë që ta bësh këtë në bazë të kontekstit).Përpiqu ta përdorësh theksimin për të treguar:kalimin në një mendim tjetër;si ndihesh për atë që po thua.162
                                
   158   159   160   161   162   163   164   165   166   167   168