Page 165 - Demo
P. 165


                                    Fonetikë1 Vendosni theksin e fjalëve në fjalitë e mëposhtme.Vëllai i madh është gati një kokë më i madh dhe shumë më i fortë se Arbri. Këshilla e Jonit iu duk më e arsyeshme. Por, në fakt, vetëm pak më vonë, Franci e kuptoi se edhe këshilla e tij nuk vlente. Në të vërtetë, atij nuk i pëlqen ta trembë më vëllanë e tij të madh. 2 Shkruani nga tri fjalë dyrrokëshe, trerrokëshe dhe katërrokëshe. Vendosni theksin e fjalës mbi secilën prej tyre.3 Nënvizoni fjalën që mban theksin e fjalisë.Xheni dhe Eva u ulën në një divan të madh, kurse Tomasi mbi një baule. Eva psherëtiu e tha:– Megjithatë, keni prindër vërtet simpatikë!– Jam i një mendjeje me ty, – foli Tomasi.– Përse thua kështu, Eva? – pyeti Xheni e zhytur në mendime. – Ke kohë që nuk je takuar me ta?4 Shkruani fjali me fjalët me të njëjtën formë: mall, heq, verë, pres vesh, vaj, shkurt.Vendosni theksin e fjalëve dhe të fjalisë.Shembull: Më mori malli për prindërit. Malli i dyqanit të ri ishte cilësor.__________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________5 Në tekstin me titull “Hakmarrja e leopardit”, përcaktoni theksin e fjalëve.6 Në tekstin me titull “Breshka dhe lepuri”, përcaktoni theksin e fjalive.UshtrimePunë me grupeNdiqni udhëzimet e mëposhtme për secilin nga paragrafët e tekstit me titull “Koprraci dhe floriri i tij”.Gjeni fjalët dhe shprehjet kyçe në fjalitë e paragrafit.Përcaktoni paraprakisht fjalët që do të theksohen për të treguar kalimin në një mendim tjetër. 163
                                
   159   160   161   162   163   164   165   166   167   168   169