Page 168 - Demo
P. 168
Fjalëformim1 Mënyrat e fjalëformimit të fjalëveLlojet e morfemaveDallohen dy grupe morfemash: rrënjore dhe ndajshtesore.Rrënja është një morfemë që gjendet detyrimisht në çdo fjalë. Ajo është pjesa e fjalës që mbetet pasi i hiqen të gjitha ndajshtesat. Rrënja është bartësja e kuptimit leksikor të fjalës. Ndajshtesat shërbejnë për të formuar fjalë të reja, por mund të shërbejnë edhe për të shprehur kuptime gramatikore të ndryshme të së njëjtës fjalë (sipas numrit, rasës, kohës etj.).Shumica e fjalëve mund të ndahen ose të zbërthehen në njësi më të vogla kuptimore: qytet-ar, pal-os, për-hap, lum-i, lag-a. Këto njësi mund të shprehin kuptime leksikore ose gramatikore dhe quhen morfema.Morfema është njësia më e vogël e kuptimshme e fjalës që nuk mund të zbërthehet më tej në njësi më të vogla. PËR + PUN(Ë) + IM + I parashtesë + rrënjë + prapashtesë + mbaresëmorfemaMorfema rrënjoreMorfema ndajshtesoreNdajshtesat ndahen nëparashtesa prapashtesa mbaresa nyjepër-dor kaltër-si mal-i i biri, e gjatë, të menduaritParashtesat janë ato morfema fjalëformuese që qëndrojnë para temës së fjalës ose vetë fjalës: përhap, nënkuptim, zbardh, ripërdor.Prapashtesa quhen ato morfema fjalëformuese ose trajtëformuese që qëndrojnë pas temës së fjalës: vrap-o-j, fjal-im-i, drejt-or, drejt-or-i. Mbaresa quhen ato morfema trajtëformuese që qëndrojnë në fund të fjalës. Ato tregojnë kuptimet gramatikore të fjalës: gjininë, numrin, rasën, trajtën tek emri; gjininë dhe numrin te mbiemri; kohën dhe vetën te folja.Nyja është morfemë fjalëformuese ose trajtëformuese që qëndron para disa fjalëve: i bukur, i gjatë, të parit, të lexuarit, i cili, i tij etj.166

