Page 169 - Demo
P. 169


                                    Tema e fjalësBrenda fjalës dallohet tema e saj. Tema është pjesa e fjalës që mbetet, pasi asaj i hiqen të gjitha morfemat trajtëformuese. Kështu, tema e fjalës punimetështë punim (pa -e-në që është morfemë trajtëformuese e numrit shumës dhe -t-në që është morfemë trajtëformuese e trajtës së shquar), tema e fjalës punofsha është fjala puno etj.Tema e fjalës mund të jetë e parme dhe jo e parme. Tema është e parme kur nuk ka asnjë lloj morfeme trajtëformuese apo fjalëformuese; pra ajo është edhe rrënjë e fjalës, si: hap, sjell, dal, gur, mal, djalë, afër, mirë etj.Tema është jo e parme kur ka edhe morfema fjalëformuese, si: puno (ka edhe morfemën fjalëformuese -o), zhvendos, çorganizo etj.Mënyrat e fjalëformimit të fjalëve në gjuhën shqipe paraqiten në tabelën e mëposhtme.Mënyra e fjalëformimit të fjalëve: Formohen: Shembuj:1. Prejardhjame parashtesame prapashtesame parashtesa dhe prapashtesa njëkohësisht emra, folje, mbiemra, ndajfoljeemra, mbiemra, ndajfolje, foljeemra dhe foljepërurim, ndërhyj, mosbesim, mbiçmoj, jonormalgjuhësi, këngëtar, barkas, vendospërkrenare, ndërgjyqës, përfundoj, pafundësi, zbukuroj, pagjumësi, përfaqësoj, shfrytëzoj2. Nyjëzimi mbiemra të nyjshëm,emra prejfoljorë asnjanës dhe femërorëi hapur, i tharë, i qeshur, i vendosurtë ecurit, e qeshura, të parët, të zitë, eshkuara3. Përbërja/kompozimi me bashkim temashemra, mbiemra, ndajfolje verilindje, kuqezi, hyrje-dalje,duarartë, gjakftohtë, gjellëbërës, trefish4. Përngjitja me ngurosje togfjalëshashndajfolje, emra, mbiemra farefis, gjëegjëzë, i drejtpërdrejtë, gjithmonë5. Konversioni me ndryshimin e pjesës së ligjeratësparafjalë prej ndajfoljeshlidhëza prej ndajfoljeshemra prej mbiemrashafër, anës, brenda, drejt, gjatë, jashtëku, kur, nga, sie bukura, e verdha, e dashura, e bardha6. Mënyrat e përziera me parashtesim, prapashtesim dhe përbërje njëkohësishtemra, mbiemra, numërorë, ndajfoljepesëmbëdhjetëditëshi, shumëkëndësha, papritmas, përgjumësh, marrëveshje, paqedashës, i zakonshëm, i përgjithshëm, i pashkollë, i përmuajshëmTema e fjalës167
                                
   163   164   165   166   167   168   169   170   171   172   173