Page 170 - Demo
P. 170
1 Gjeni fjalët e parme dhe jo të parme. Në fillim të dhjetorit, ranë ca shira të dendura që rrodhën më nge. Litarët e shiut i këpuste brisku i erës, retë e zeza griseshin dhe hapej një ngastër e vogël qielli, ku shfaqej dielli i zbehur e i zvogëluar si pare sermi. Vijat kulluese të arave shfrynin duf nëpër kanalet anësore. Toka çlironte mushkëritë e përmbytura dhe merrte frymë me afsh të madh... Shtjella e erërave zhdukej diku, qielli mbytej prapë dhe ndihej si një rrogoz i madh...2 Formoni fjalë të prejardhura nga fjalët e mëposhtme.shkollë, det, këngë, punë, orë, gazetë3 Formoni fjalë të përbëra duke i ndarë fjalët e mëposhtme në pjesë përbërëse dhe me to formoni fjalë të tjera të përbëra. (Për shembull: qendërsulmues, qendër + sulmues, qendërmbrojtës, qendër + mbrojtës.)lëkurëpunues, kryevepër, vendbanim, qendërsulmues, mesfushor, rrobaqepës, vargmal, rrezeartë4 Ndani fjalët e nënvizuara të tekstit të mëposhtëm në morfema përbërëse.Udhëtari, duke u prezantuar me emrin e vërtetë, ka dhënë të tjera detaje mbi historinë e tij, duke nxitur kureshtjen e internautëve. Ata e kanë vënë në rreth me pyetje provokuese. Por përgjigjet e tij dinake kanë bindur shumë njerëz... 5 Shënoni me se cilit lloj i përkasin fjalët sipas tipave të fjalëformimit. (Prejardhja = PRJ, Nyjëzimi = NJ, Përbërja = PB, Përngjitja = PN, Konversioni = KVS, Mënyrat e përziera = MPZ) PRJ NJ PB PN KVS MPZaskush udhëtar e bukur gjithnjë e ardhme përgjumësh skenarët ndërplanetare pesëmbëdhjetëditëshi mendjehapur 6 Në fjalët e tekstit të mëposhtëm, dalloni morfemat rrënjore dhe ndajshtesore.Fëmijët e vegjël mund të përdorin kamerat ose video të tjera për të regjistruar. Burimet e të mësuarit, të tilla, si: “Këngë dhe poezi”, mund të shkarkohen nga interneti dhe të praktikohen në klasë nëpërmjet një pajisjeje interaktive para një shfaqjeje të drejtpërdrejtë që mund të jetë filmuar më parë.7 Në tre paragrafët e parë të tekstit me titull ”Rozafati”, nënvizoni 20 fjalë dhe vendosini në tabelë sipas mënyrës së fjalëformimit të tyre.Janë formuar meprejardhje, fjalët: nyjëzim, fjalët: përbërje, fjalët: përngjitje, fjalët: konversion, fjalët: përzierje mënyrash, fjalët:FjalëformimUshtrime168

