Page 172 - Demo
P. 172
Fjalët e përbëraFjalët që përbëhen nga dy ose më shumë tema të mëvetësishme, quhen fjalë të përbëra.Njëra nga temat (zakonisht e dyta) i jep kuptimin gramatikor gjithë fjalës së përbërë (kompozitës). P.sh.: botëkuptim, botëkuptimi, botëkuptimit, botëkuptimin.Temat që formojnë fjalët e përbëra krijojnë lidhje:këpujore (të bashkërenditura, me të njëjtën vlerë)përcaktore(ku njëra përcakton tjetrën)Shembujjuglindjekuqezishurdhmemecdritëhijejug dhe lindjekuq dhe zishurdh dhe memecdritë dhe hijemirëmbaj vendstrehimduarlidhur fatbardhëmbaj mirëvend strehimiduart lidhurfat i bardhëFjalët e përngjituraFjalët që janë formuar nga bashkimi i dy ose më shumë fjalëve për arsye të përdorimit të gjatë njëra pranë tjetrës quhen fjalë të përngjitura.Shembuj të fjalëve të përngjitura gjejmë te të gjitha pjesët e ligjëratës: askush (përemër), fëshfërin (folje), trembëdhjetë (numëror), kudo (ndajfolje), përmbi (parafjalë), derisa(lidhëz), çne (pjesëz), obobo (pasthirrmë).KujdesFjalët e përngjitura janë formuar edhe nga bashkimi i fjalëve shërbyese (lidhëza, pjesëza etj.), ndërsa fjalët e përbëra nuk formohen nga fjalë shërbyese.1 Nënvizoni me një vijë fjalët e parme dhe me dy vija fjalët e prejardhura.Takimet dypalëshe sa vinin dhe rralloheshin, për shkak të marrëdhënieve të ftohta që kishin me njëri-tjetrin. Shoqatat mbarëshqiptare kishin nisur një bashkëpunim të mirë. Ngricat e ditëve të fundit erdhën nga juglindja e gadishullit.2 Krijoni fjalë me prapashtesat -ar, -tar, -or, -tor, -im, -je. Numërorë, ndajfolje dhe parafjalë të përngjitura Shkruhen njësh, si një fjalë e vetme, pa vizë lidhëse në mes, fjalët e përngjitura të llojit: Numërorënjëmbëdhjetë, trembëdhjetë, njëzet, tridhjetë, katërqind etj. Ndajfoljekudo, kurdo, kurrsesi, kushedi, matanë, mbanë, mbyllasyzash, menjëherë, mëdyshas, mënjanë etj. Parafjalënëpër, nëpërmjet, përgjatë, përmbi, përpos, përveç, sipas, ndërmjet etj.DrejtshkrimFjalëformimUshtrime170

