Page 177 - Demo
P. 177


                                    LeksikologjiLeksiku i gjuhës ndryshon. Disa fjalë zhduken, të tjera lindin, por ndryshojnë më shumë kuptimet e tyre. Këto ndryshime sjellin lëvizje edhe në grupimet e fjalëve. Sapo zgjerohet kuptimi i një fjale, lëviz edhe kuptimi i fjalëve fqinje. Të gjitha këtë lëvizje krijojnë fushat leksikore dhe semantike.Disa grupime fjalësh të fushave leksikore, mbështetur mbi fusha konceptore, janë:Përmasa: i madh, i vogël, i trashë, i gjatë, i hollë, i shkurtër etj.Njësia matëse: metër, centimetër, kilometër, centimetër kub, kilogram, gram, milje etj.Forma: e rregullt, e çrregullt, e rrumbullakët, drejtkëndore, trekëndore, katrore, elips etj.Koha: e tashme, e shkuar, e ardhme, parahistori, mesjetë, epoka e gurit etj.Lënda: e lëngët, e gaztë, e ngurtë.1 Shkruani sa më shumë fjalë që lidhen me: lojërat ______________________________________________________________________sportin _____________________________________________________________________2 Plotësoni fushën leksikore të fjalëve sport, kompjuter, muze, sipas shembullit të dhënë.Koncepti Fusha leksikore Fusha semantikelëng ujë, qumësht,... ujë - lëng pa ngjyrë, pa erë, i përbërë nga oksigjeni dhe hidrogjeni...qumësht - lëng i bardhë e si i ëmbël që nxjerrin pas lindjes gjëndrat e gjirit të gruas e të femrave të gjitarëve si ushqim për të vegjlit e tyre...3 Bashkoni fjalët në fusha leksikore dhe emërtojini ato.penë, biletë, dërrasë, takipirinë, laps, bakllava, bankë, konflikt, karrige, paracetamol, dritare,fletë, kadaif, libër, fletore, bllok, ëndërr, makth, bashkëbisedim, trileçe, kek, pagjumësi, aspirinë, debat, gjumë, depon, prezantimFusha leksikore Fjalë mjete prej druri penë, dërrasë, laps, bankë, karrige, dritare4 Në pjesën me titull ”Breshka dhe lepuri”, gjeni fjalë dhe krijoni një fushë leksikore. Fusha leksikore Fjalë 5 Shkruani një tregim me temën “Kompjuteri, miku im më i ri”, ku të përdorni fjalë që krijojnë fushë semantike dhe leksikore të konceptit “kompjuter”.Ushtrime175
                                
   171   172   173   174   175   176   177   178   179   180   181