Page 178 - Demo
P. 178


                                    LeksikologjiSinonimetSinonimet janë fjalë të ndryshme, por të njëjta ose të afërta nga kuptimi. Sinonimet janë të plota (absolute) ose të përafërta.Sinonimet e plota mund të zëvendësohen në mënyrë të ndërsjellë në çdo kontekst. Fjalë të tilla në gjuhën shqipe ka pak. Sinonime të plota hasen më shpesh në terminologji: gjuhësi - linguistikë, drejtshkrim - ortografi, drejtshqiptim - ortoepi etj. Fjalët sinonime i takojnë së njëjtës pjesë të ligjëratës. Sinonimet e përafërta janë të shumta në gjuhën tonë. Midis tyre ka dallime të ndryshme, nga të cilat përmendim:a. Nuancat e kuptimit leksikorPër shembull, shikoj, vështroj dhe vërej janë fjalë sinonime të përafërta. Përafria kuptimore e tyre duket nga shpjegimi kuptimeve të tyre:shikoj - hedh sytë mbi dikë a mbi diçka për ta parë.vështroj - e shoh dikë a diçka me vëmendje. vërej - shoh me vëmendje e me një qëllim të caktuar. Vërejmë sesi nga fjala në fjalë, kuptimi përkatës përforcohet me elemente të veçanta.b. Ngjyrimet shprehëse emocionalePër shembull, shkrimtar dhe kalemxhi janë fjalë sinonime të përafërta. Në Fjalorin e gjuhës së sotme shqipe, ato shpjegohen si më poshtë:shkrimtar - mjeshtër i fjalës që shkruan vepra letrare artistike. kalemxhi - shkrimtar a gazetar pa vlerë ose i shitur, që shkruan vetëmpër të fituar para. Në këtë rast, na ndihmoi fjalori për të gjetur ngjyrimin emocional të fjalës kalemxhi, por në situata të ndryshme ky ngjyrim del edhe nga konteksti në të cilin përdoret fjala.c. Gjerësinë dhe dendurinë e përdorimitPër shembull, nga përdorimi i fjalëve sinonime vetëdije dhe ndërgjegje, rezulton se fjala ndërgjegje është më e përdorur dhe më e përhapur.AntonimetAntonimet janë fjalë të ndryshme, me kuptime të kundërta.Antonimet janë fjalë me kuptime të kundërta, por që i përkasin së njëjtës pjesë të ligjëratës: mirë - keq, ditë - natë, hap - mbyll, i madh - i vogël, lart -poshtë etj.Kuptimet e antonimeve kundërvihen zakonisht në të gjithë përbërësit, por, megjithatë, kanë një përbërës kuptimor të përbashkët, që i lidh si një bosht kuptimet e kundërta. Llojet e sinonimeveMbani mendMbani mend2 Sinonimet, antonimet, homonimet176
                                
   172   173   174   175   176   177   178   179   180   181   182