Page 179 - Demo
P. 179


                                    LeksikologjiSinonimet, antonimet, homonimetafër – larg, janë fjalë antonime që kundërvihen sipas largësisë;i bardhë – i zi, janë fjalë antonime që kundërvihen sipas ngjyrës;i ftohtë – i nxehtë, janë fjalë antonime që kundërvihen sipas temperaturës;i gjatë – i shkurtër, janë fjalë antonime që kundërvihen sipas një përmase etj.Nga ana strukturore, antonimet janë dy llojesh:Fjalë me rrënjë krejt të ndryshme: i madh – i vogël, lart – poshtë, ditë – natë etj.Fjalë me rrënjë të njëjtë: i qartë – i paqartë, i drejtë – i padrejtë, kombëtar – antikombëtar, vesh – zhvesh etj. Në këtë rast, antonimia lind nga parashtesimi, kryesisht nga parashtesat pa-, anti-, zh-.HomonimetHomonimet janë fjalë me formë të njëjtë dhe me kuptime të ndryshme.Homonimet janë të pjesshme dhe të plota.Homonimet e plota kanë kuptim të ndryshëm, por i përkasin së njëjtës kategori leksiko-gramatikore.shapkë – zog (emër), shapkë – pantofël (emër), shapkë – kapele (emër);nis – zbukuroj (nusen) (folje), nis – nis (rrugën për punë) (folje).Homonimet e pjesshme ndryshojnë në kategoritë e tyre gramatikore.buzë buza e sipërme, buzë rrugës (edhe emër, edhe parafjalë)grumbull një grumbull njerëzish, ecin grumbull (edhe emër, edhe ndajfolje)kyç kyçi i dollapit, e kyçi kasafortën (edhe emër, edhe folje) trim trim i kohës, djalë trim (edhe emër, edhe mbiemër) ShembujMbani mendShembujShembuj homonimesh të pjesshmeUshtrime1 Lexoni poezinë dhe fjalët e nënvizuara i zëvendësoni me sinonime. Shkruani poezinë pa ia prishur kuptimin.Mëmëdhe quhet toka,Ku më ka rënë koka,Ku kam dashur mëmë e atë, Ku më njeh dhe guri i thatë, Ku jam rritur me thërrime, Ku kam folur gjuhën time, Ku kam fis e ku kam farë,Ku kam qeshur, ku kam qarë, Ku rroj me gas e me shpresë, Ku kam dëshirë të vdes. 2 Plotësoni çiftet sinonimike.kokë ____________ zanat ___________ udhë ________ gëzim ___________rrugë ____________ marangoz _______ çoban________ mësues ___________refugjat __________ bahçevan _______ kërcej _________ shikoj ___________177
                                
   173   174   175   176   177   178   179   180   181   182   183