Page 18 - Demo
P. 18
Krenare ngrihet mbi Bunën e gjerë e mbi qytetin e Shkodrës kështjella e lashtë e Rozafatit.Kur është hedhur guri i parë në themelet e kësaj kështjelle? S’dihet. Historia e saj humbet në mjegullën e lashtësisë ilire, banorëve të moçëm të kësaj mënge. Një gjë dihet qartë: atë e kanë pasur dikur labeatët dhe pastaj ardianët, që ishin fise të forta ilire. Në atë kohë, tërë bregu i këtejshëm i Adriatikut, gjer në Tergestën e bujshme apo Trieshtën e ditëve tona, ish breg ilir. Më vonë, u derdhën këtej romakët, pastaj sllavët, normanët, venetikët, turqit e shumë popuj të tjerë të huaj. Gjatë shekujve, ata krepat e thatë nën muret e Rozafatit, si edhe vetë muret e kështjellës, janë lagur me përrenj gjaku të atyre që e kanë sulmuar dhe të atyre që e kanë mbrojtur. Të huajt erdhën e shkuan, kurse populli ynë mbeti ngulur në këtë tokë ilire. Ndërtimi i kështjellës së Rozafatit ka një gojëdhënë të bukur dhe të hidhur, që na ka ardhur nga lashtësia jonë.Ja se ç’thotë kjo gojëdhënë... I ra mjegulla Bunës dhe e mbuloi të tërë. Kjo mjegull mbeti aty tri ditë e tri net. Pas tri ditësh e tri netësh, fryu një erë e hollë dhe e largoi mjegullën. E lartoi dhe e shpuri gjer në kodrën e Valdanuzit. Aty majë kodrës, punonin tre vllezër. Ndërtonin një kështjellë. Muri, që e bënin ditën, prishej natën dhe kështu nuk e lartonin dot.Na shkon aty një plak i mirë.– Puna mbarë, o tre vëllezër.– Të mbarë paç, o plak i mirë.– Po ku e sheh ti të mbarën tonë? Ditën punojmë, natën shembet. A di të na thuash ndonjë fjalë të mirë; ç’të bëjmë që të mbajmë muret më këmbë?– Unë di, – u thotë plaku, – po e kam për mëkatë t’jua them.– Atë mëkatë hidhe mbi kryet tonë, se ne duam që ta qëndrojmë më këmbë këtë kështjellë.Plaku i mirë mendohet e pyet: – A jeni të martuar, o trima? A i keni ju të tria vashat tuaja?– Të martuar jemi, – i thonë ata. – Edhe të tre i kemi vashat tona. Na thuaj pra, ç’të bëjmë që ta qëndrojmë këtë kështjellë.– Në doni ta qëndroni, lidhuni me besa-besë; vashave mos u rrëfeni, ROZAFATIPara leximitA keni qenë ndonjëherë në kalanë e Shkodrës? Ç’dini për të? Mitrush Kuteli konsiderohet njëri nga themeluesit e prozës moderne shqipe. Ai u mbështet në jetën e përditshme dhe në krijimtarinë popullore shqiptare. Për këtë arsye, krijimet e tij janë ose realiste, ose plot fantazi. Ai ka marrë shpesh përralla ose legjenda dhe i ka ritreguar në një formë të re. Edhe historia e mëposhtme është një ritregim i tij.Mitrush Kuteli (1907-1967)Prozator, përkthyes, kritik letrar i shekullit XX. I njohur si shkrimtar me pseudonimin Mitrush Kuteli, emri i i tij i vërtetë është Dhimitër Pasko. Kuteli ka lënë pas një trashëgimi letrare të gjerë, të pasur dhe origjinale. Ndër veprat e tij më të njohura përmendim: “Ago Jakupi e të tjera rrëfime”, “Tregime të moçme shqiptare”, “Vjeshta e Xheladin Beut” etj.mënge – këtu: gadishull.FjalorProza është gjini e letërsisë artistike, që përfshin vepra si romani, tregimi etj., të cilat nuk shkruhen në vargje, por në rreshta.16

