Page 181 - Demo
P. 181
LeksikologjiFjalët shqipe dhe fjalët e huaja 3Gjuha shqipe është një nga gjuhët më të vjetra të Ballkanit. Ajo ka një fond të pasur fjalësh, i cili quhet leksik.Leksiku i gjuhës shqipe përfshin:a) shtresën vetjake;b) shtresën e huazuar.a) Shtresa vetjake përbëhet nga:fjalët e hershme të leksikut të shqipes: çel, dal, darkë, atë, bir, djalë, derr, djalë, drekë, ëndërr, djathë, hudhër, kohë, lopë, mal, mjekër, mot, motër, natë, punë etj.;fjalët e shqipes të prejardhura dhe të përbëra të formuara brenda shqipes: dimërak, dimëror, punëtor, punishte, shtegtar, zemërmirë, përmirësoj etj.;fjalët e shqipes të formuara nga pasthirrmat dhe onomatopetë: çuçurit, mërmërit, gurgullon, shushurin, taketuke, tringëllin, zukat, belbëzoj, bubullon etj.ShqipeArmenishtePersishteKurdishteIrlandishteSkocezo-galishteBritanikeAnglishteSerbo-kroatishteSllovakishteLatinishteItalishteGalishteRumanishteSpanjishte KatalonishtePortugalishteDanishteSuedishteNorvegjishte IslandishteHolandishte FlemishteBullgarishteLituanishteLetonishteRusishtePolonishteUkrainishteHindishteGjuha e NepalitGjuha e BengalitGreqishteGjuhëtiranikeGjuhëtindianeGjuhëtkeltikeGjuhëtsllaveGjuhëtitalikeGjuhët gjermanikeShtrati indo-evropian i gjuhëveb) Shtresa e huazuar e fjalëve të shqipes përbëhet nga:fjalët e huaja, të cilat kanë zënë vend në leksik për arsye të ndryshme historike, gjeografike, sociale, kulturore dhegjuhësore. Në gjuhën shqipe, si në gjithë gjuhët e tjera, kanë zënë vend huazime, si:termat ndërkombëtarë: epilepsi, tuberkuloz etj.;fjalët që kanë sjellë nuanca të reja kuptimore: bejtexhi (vjershëtor, jo poet) etj.;fjalët që i ka pranuar një stil i caktuar shkencor, social, mediatik: absolutisht, agrikulturë, eksperiment, realizoj, situatë, urgjencë etj.;fjalët që janë përdorur në fusha të ndryshme profesionale si terminologji e fushës përkatëse: kompjuter, informatikë, internet, e-mail etj.;fjalët që kanë ardhur së bashku me mjetin dhe konceptin e ri: lavastovilje, televizor, tablet, celular etj.179

