Page 182 - Demo
P. 182
Fjalët e huaja e prishin gjuhën. Nuk duhet të merren e të përdoren fjalë të huaja në gjuhë, kur kemi fjalët tona. Prandaj, duhet bërë kujdes që të përdorim fjalën shqipe në vend të fjalës së huaj, si:i përkryer në vend të perfekt pajtim në vend të abonimi përshtatshëm në vend të adapt të lutem në vend të amanzotim në vend të angazhim thirrje në vend të apelmiratoj në vend të aprovoj zbatoj në vend të aplikoji vrazhdë në vend të brutal vendimtar në vend të decizivteproj në vend të ekzagjeroj ngjarje në vend të evenimentndjek në vend të frekuentoj zemërim në vend të indinjatëshmang në vend të evitoj ndikoj në vend të influencojngul këmbë në vend të insistoj padituri në vend të injorancëpërfundim në vend të konkluzion kureshtar në vend të kuriozepërsi në vend të superioritet1 Në fjalët dyshe të mëposhtme (fjalë e huaj/fjalë shqipe), gjeni fjalë të tjera sinonime të shqipes me anën e të cilave ato mund të zëvendësohen.novitet (risi) ______, sensibilitet (ndjeshmëri) ________, aparencë (dukje, pamje e jashtme) ________, monitoroj (vëzhgoj) ___________, monitorim (vëzhgim) ___________, interlokutor (bashkëbisedues) ______________, evokoj (sjell në mend) ___________, neutral-e (asnjanës-e) ____________, kontestoj (kundërshtoj) __________, konfrontoj (ballafaqoj) ___________, bilateral-e (dypalësh-e)________, absorboj (thith) _______, reflektohet (pasqyrohet)_________, replikë (përgjigje) _________, konstatoj (vërej)___________, rinovoj (përtërij) __________, gratis (falas)__________, esencial (thelbësor) _____________, liçencë (leje)__________, sensacional (i bujshëm) __________, integroj (përfshij)__________, tendencë (prirje)__________ etj.2 Lexoni një faqe gazete dhe nënvizoni fjalët e huazuara të nevojshme, por edhe ato të panevojshme.3 Shkruani një ese me titull “Qyteti i gabimeve të mëdha”, në të cilën të dalë i qartë keqpërdorimi i fjalës së huaj në vend të fjalës shqipe.4 Merrni një faqe gazete dhe zëvendësoni fjalët e huaja të panevojshme me fjalët përkatëse shqipe.5 Bëni një projekt, ku të nxirrni në pah fjalë të shkruara gabim në emërtimin e dyqaneve, në titujt e emisioneve televizive, në gazeta dhe kudo që shikoni përdorim të fjalës së huaj në vend të fjalës shqipe.ShembujUshtrimeLeksikologji180

