Page 185 - Demo
P. 185
MorfologjiKlasat e fjalëve 1I. Sipas veçorive të tyre morfologjike, fjalët grupohen nëfjalë të ndryshueshme dhe në fjalë të pandryshueshme.Për secilën fjalë të fjalisë së mësipërme, përcaktojmë klasën e fjalëve ku bën pjesë: ej - pasthirrmë pikërisht - pjesëz ata - përemërjanë - folje dy - numëror shokët - emërqë - lidhëz shpëtuan - folje aq - ndajfoljetrimërisht - ndajfolje macen - emër e braktisur - mbiemërnë - parafjalë shtëpinë - emër e rrënuar - mbiemërII. Sipas veçorive sintaksore, fjalët grupohen në fjalë të mëvetësishme dhe në fjalë të pamëvetësishme.Janë emërtuar fjalë të mëvetësishme, sepse mund të qëndrojnë më vete kur përdoren në fjali. Në këtë grup, bëjnë pjesë: emri, folja, mbiemri, numërori, përemri, ndajfolja dhe pasthirrma.Janë emërtuar fjalë të pamëvetësishme, sepse nuk kanë kuptim të pavarur dhe nuk mund të qëndrojnë më vete në fjali. Në këtë grup, bëjnë pjesë: parafjala, lidhëza dhe pjesëza.Ej, pikërisht ata janë dy shokët që shpëtuan aq trimërisht macen e braktisur në shtëpinë e rrënuar.Sipas veçorive të përbashkëta leksiko-gramatikore, të gjitha fjalët grupohen në klasa fjalësh. Ato quhen pjesë të ligjëratës. Në gjuhën shqipe, dallohen këto pjesë ligjërate: emra, mbiemra, përemra, folje, numërorë, ndajfolje, parafjalë, lidhëza, pjesëza, pasthirrma.183

