Page 186 - Demo
P. 186


                                    Morfologji1 Nënvizoni me një vijë fjalët e ndryshueshme dhe me dy vija fjalët e pandryshueshme.Disa ditë më vonë, bashkë me dy shokë të tjerë, ai erdhi për të na kthyer vizitën. Përveç punës sime si mësues, më duhej të kryeja edhe shumë punë të tjera në ndihmë të njerëzve.Ai i bluante të gjitha përbrenda dhe me ne, shokët e tij të ngushtë, nuk guxonte të hapej. Unë përfytyrova se si kishte ardhur ai, i huaji, pas gjurmëve të mia.2 Lexoni me kujdes fragmentin, emërtoni fjalët dhe vendosini në tabelë. Po afrohej mbrëmja. Dielli, si një disk i madh dhe i kuq, po prekte detin e kaltër. Faqja i shkëlqente prej dritës së tij. Befas u dëgjua troku i një kali. Një kalorës po rendte drejt grumbullit të luftëtarëve të Gjon Kastriotit. Vinte nga kalaja e Gurit të Bardhë. Të gjithë luftëtarët ia ngulën sytë kalorësit, i cili ndali vrapin sapo u afrua pranë tyre. Djersët i shkonin si rrëke faqeve dhe kali shkumonte nga lodhja.emër mbiemër folje numëror përemër ndajfolje lidhëz parafjalë pjesëz pasthirrmë3 Fjalët e mësipërme grupojini sipas ndarjes në tabelë.Fjalë të mëvetësishme Fjalë të pamëvetësishme4 Grupojini në fjalë kuptimplota, në fjalë jokuptimplota dhe në fjalë thirrmore, fjalët e paragrafit të mëposhtëm.- Ju po më trembni! - tha rrënja e trëndafilit. - Nuk i kisha menduar kurrë këto gjëra! - Po, po merret vesh që ju nuk e lodhni shumë mendjen. Po, a e keni vrarë mendjen ndonjëherë të merrni vesh përse ju lulëzoni dhe si ndodh kjo? Përse kështu dhe jo ndryshe? III. Mbështetur në kuptimin leksikor të fjalëve, ato i ndajmë në fjalë kuptimplota,në fjalë jokuptimplota dhe në fjalë thirrmore. Janë emërtuar fjalë kuptimplota, sepse kanë kuptim të plotë leksikor: lule (emër); e bukur (mbiemër); çel (folje), herët (ndajfolje); kjo (përemër); dy (numëror).Janë emërtuar fjalë jokuptimplota, sepse nuk kanë kuptim të pavarur: me (parafjalë); dhe (lidhëz); mos (pjesëz).Fjalët thirrmore shprehin thirrje në formë ndjenjash dhe dëshirash: oburra, hop, tungjatjeta etj.Ushtrime184
                                
   180   181   182   183   184   185   186   187   188   189   190