Page 19 - Demo
P. 19
në shtëpi mos kuvendoni për fjalët që do t’ju them unë. Atë nga të tria kunatat që do të vijë nesër t’ju sjellë bukën, ta merrni e ta muroni të gjallë në mur të kështjellës. Atëherë keni për të parë se muri do të zërë vend e do të qëndrojë, për jetë e mot. Tha kështu plaku e shkoi: tani u pa, pastaj s’u pa.Vaj! Vëllai i madh e shkeli besën e fjalën. Kuvendoi në shtëpi, i tregoi vashës së vet kështu e kështu, i tha të mos vinte atje të nesërmen. Edhe i mesmi e shkeli besën e fjalën; ia tregoi të gjitha vashës së vet. Vetëm i vogli e mbajti besën e fjalës: nuk kuvendoi në shtëpi, nuk i tregoi vashës së vet. Në mëngjes, ata të tre ngrihen shpejt e shkojnë në punë. Çekanët godasin, gurët copëtohen, zemrat rrahin, muret lartohen... Në shtëpi, nëna e djemve s’di gjë. I thotë së madhes: – Moj nuse e madhe, mjeshtrit duan bukë e ujë; duan kungullin me verë. Nusja e madhe ia kthen: – Besa, nënë, sot s’mund të shkoj, se jam sëmurë. Kthehet i thotë së mesmes: – Moj nuse e mesme, mjeshtrit duan bukë e ujë; duan kungullin me verë.– Besa, nënë, sot s’vete dot, se do shkoj te fisi për të bujtur. Fjalorbuj – rri për ca ditë diku si mysafir.17

