Page 190 - Demo
P. 190
MorfologjiShumica e emrave në gjuhën shqipe përdoren në një gjini të caktuar, si në numrin njëjës, ashtu edhe në numrin shumës.Por ka disa emra që në numrin shumës ndërrojnë gjininë, nga mashkullore në femërore.Ky ndërrim i gjinisë dallohet te forma e mbiemrave ose te forma e disa fjalëve përcaktuese që shoqërojnë emrat, kur ata përdoren në numrin shumës.Këta emra që në numrin shumës ndërrojnë gjini, quhen emra të dygjinishëm.a. Emrat mashkullorë që e formojnë shumësin me -e, përdoren si emra të gjinisë femërore: ky breg - këto brigje, mali ynë - malet tona, ai mendim - ato mendime, qytet i madh - qytete të mëdha, vend malor - vende malore, vendim i drejtë - vendime të drejta etj.b. Emrat mashkullorë që e formojnë shumësin me –ra, përdoren si emra të gjinisë femërore:mall i mirë - mallra të mira, fshat i ri - fshatra të reja, djathë i kripur - djathëra të kripura, ujë i ftohtë - ujëra të ftohta etj.c. Emrat asnjanës që e formojnë shumësin me –a, përdoren si emra të gjinisë femërore:të folurit - këto të folura, të qeshurit - këto të qeshura, të bërtiturit - këto të bërtitura etj.1 Ktheni në numrin shumës grupet e mëposhtme. a. ai breg ___________________ breg i thepisur____________________________ mali i lartë ________________ ky mendim_______________________________qytet malor _______________ vend turistik______________________________vendim i shpejtë ____________ mendim interesant________________________b. mall i huaj ________________ fshat turistik______________________________ujë i ëmbël _______________ djathë i kripur____________________________2 Shkruani fjali duke i përdorur në numrin shumës grupet e fjalëve.mal i thepisur ________________________________________________________________element përbërës _____________________________________________________________dokument i rëndësishëm _______________________________________________________insekt i rrallë _________________________________________________________________3 Shënoni me V formën e saktë të grupeve të fjalëve.a. personalitete të shquara a. personazhe pozitive a. insekte helmuese a. baktere të dëmshme b. personalitete të shquar b. personazhe pozitivë b. insekte helmues b. baktere të dëmshëm4 Grupet e fjalëve të mësipërme kthejini në numrin njëjës dhe me çdonjërin prej tyre formoni fjali.3 Emrat e dygjinishëmUshtrime188

