Page 195 - Demo
P. 195


                                    MorfologjiPërshtatja e mbiemrit me emrin 6Lexoni me kujdes tekstin dhe nënvizoni mbiemrat. Pylli i heshtur dhe kjo heshtje kaq e thellë i kujtonin qetësinë e fushave të braktisura. Ecte nëpër monopat, vetëm, i pushtuar nga një ndjenjë e rëndë dhembjeje dhe brenge. Nëpër gështenjat e dendura kacavirreshin ketrat. Kudo digjeshin nga zjarri i madh i vjeshtës kaçuba të kuqërremta me mollë dhe shegë të egra dhe dëgjohej cicërima e ëmbël e ndonjë gushëkuqi, cri, cri, sikur thyheshin shufërza floriri, cri, cri… Po ngrysej.  Provoni të hiqni emrat me të cilët lidhen mbiemrat. Çfarë ndodh? Përcaktoni gjininë, numrin dhe rasën e mbiemrave të gjetur. A janë ata të njëjtë apo të ndryshëm me gjininë, numrin dhe rasën e emrit që kanë pranë?Mbani mend!Kjo çadra e vjetër është e Tonit.Mbiemri lidhet me emrin kur kryen funksionin e përcaktorit.Në grupin emëror pylli i heshtur, ku mbiemri është përdorur si përcaktor, kemi përshtatje:në gjini: pylli i heshtur;në numër: pylli i heshtur (pyje të heshtura);në rasë: pylli i heshtur (rasa emërore).Kur mbiemri përdoret si përcaktor i disa emrave, përshtatet me emrin më të afërt: djem dhe vajza të reja; vajza dhe djem të rinj.Mbiemri vendoset gjithnjë në numrin shumës dhe në gjininë mashkullore kur është përcaktor i disa emrave dhe kur këta janë në gjini të ndryshme: Këtë mësues dhe këtë mësuese i mbajnë për të zotë.Kur mbiemri bën pjesë në grupin emëror, rri gjithnjë pranë emrit.Edhe kur bën pjesë në grupin foljor, ai lidhet me emrin dhe nuk rri dot në mënyrë të pavarur. Mbiemri tregon një cilësi ose një karakteristikë të frymorit ose të sendit të emërtuar nga emri me të cilin lidhet. Për këtë arsye, mbiemri përshtatet në numër, gjini dhe rasë me atë emër.193
                                
   189   190   191   192   193   194   195   196   197   198   199