Page 197 - Demo
P. 197


                                    MorfologjiShkallët e mbiemrit 7Lexoni me kujdes tekstin, thoni në ç’pjesë të ligjëratës bëjnë pjesë fjalët me shkronja të zeza.Vjeshta e artë sapo kishte ardhur. Kishin rënë shirat dhe pylli dukej më i bukur. Ngjyrat e blerta përziheshin me të verdhën e me të kuqërremtën dhe gjethet e lara shkëlqenin me vezullime. Moti ishte bërë pak më i freskët. Kishte mbirë një bar i ri, tepër i hollë e i njomë dhe luledredhkat e luleçikoret rrinin gjithë ditën të hapura. Qielli ishte pastruar fare, ishte bërë më i kulluar, më i tejdukshëm.Çfarë është shkalla e mbiemrit?Shkalla e mbiemrit është kategori gramatikore, e cila shpreh masën e cilësisë së një sendi. Fjalët i mirë, më i mirë, shumë i mirë shprehin shkallët e mbiemrit i mirë. Në përgjithësi, mbiemrat mund të shkallëzohen.Ka disa mbiemra që nuk mund të shkallëzohen. Kështu, te grupi i fjalëve djalë i zgjuar, cilësia nuk mund të shprehet në shkallë të ndryshme (vetëm në mënyrë të figurshme). Edhe grupi i fjalëve pushime verore nuk mund të shkallëzohet (më verore, shumë verore). • Mbiemratgrupohen në mbiemra të nyjshëm dhe në mbiemra të panyjshëm.KujtojmëShkallapohoreKlesti është shumë i gjatë: madje është më i gjatë se Ivi. Në fakt, ai është më i gjati i klasës sonë. Nëse e sheh me vëmendje, Klesti është po aq i gjatë sa mësuesi.Shkallët e mbiemritPohore Krahasore SipëroreShkalla pohoreShkalla pohore emërton thjesht tiparin e një sendi, jashtë çdo krahasimi: i mirë, e mirë, të mirë, i vogël, i gjatë, i madh, besnik, guximtar etj.Blerta ka një qen të vogël. Majat e larta të maleve ishin mbuluar nga re të bardha dhe të dendura. Aldo është një shok besnik dhe guximtar.195
                                
   191   192   193   194   195   196   197   198   199   200   201