Page 198 - Demo
P. 198
Shkalla krahasoreShkalla krahasore emërton cilësi të krahasuara. Ajo formohet duke i paravendosur mbiemrit pjesëzën më përpara: më i lehtë, më i gjatë, më i ri, më besnik, më trim etj. Drini ka një motër më të madhe . Kemi shkallë krahasore: të barazisë; të pabarazisë.Shkalla krahasore Kuptimi ShembujShkalla krahasore e barazisëTregon se cilësia e shprehur nga mbiemri është e njëjtë në të dyja gjymtyrët që krahasohen.Marku dukej aq trim dhe i zoti sa edhe shokët e tij.Sa i dashur është në shtëpi, aq i ashpërështë në punë.Shkalla krahasore e pabarazisëShpreh cilësi të pabarabarta të një emri në tri nënshkallë:- të sipërisë relative; - të sipërisë absolute; - të ultësisë.- Alma ishte më e gëzuar se ne. - Ky ishte me siguri më i gjati i klasës.- Ai shoku yt ishte më pak i shkurtër nga ti.Shkalla sipëroreTregon se cilësia e dhënë është në një shkallë shumë të lartë dhe qëndron jashtë çdo krahasimi.Shkalla sipërore formohet:1. duke i vendosur para shkallës pohore ndajfoljen shumë (mjaft, tepër, fort, fare, bukur etj.):Drita ka një vëlla shumë të vogël (mjaft të vogël, fare të vogël).2. duke vendosur para mbiemrit një tjetër emër në kuptim të figurshëm, që në këtë rast nuk emërton sende: akull, dyllë, borë, mjaltë etj.:akull i ftohtë, mjaltë i ëmbël, dyllë i verdhë etj.:Ai ishte bërë dyll i verdhë.Shkalla sipëroreKujdesShkalla sipërore mund ta shprehë cilësinë edhe në shkallën më të ulët: aspak i bukur, mjaft i keq, tërësisht e gabuar, pak i zoti:Ne nuk jemi aspak të lodhur.Gjithë marsin bëri mot mjaft i keq.Shkalla krahasore Mbiemrat e përngjiturShkruhen njësh si një fjalë e vetme, pa vizë lidhëse në mes, mbiemrat e përngjitur të cilët janë ngulitur prej kohësh si të tillë në gjuhë si nga ana leksikore, ashtu edhe nga ana gramatikore, të llojit: foleqesh, kuqezi, majëkrahut, mosmëharro, mosmëprek, ndërhundsh, ngjyrëvishnjë etj.Drejtshkrim196

