Page 20 - Demo
P. 20
Nëna e djemve i kthehet nuses së vogël: – Moj nuse e vogël... Nusja e vogël brof në këmbë: – Urdhëro, zonja nënë! – Mjeshtrit duan bukë e ujë; duan kungullin me verë. – Besa, nënë, unë vete, po e kam djalin të vogël. Druhem se do gji të pijë e qan. – Nisu, shko, se djalin ta shikojmë ne, s’ta lëmë të qajë, – po thonë kunatat.Ngrihet e vogla, e mira, merr bukë e ujë, merr kungullin me verë, e puth djalin në të dyja faqet, niset e bie në Kazenë; që aty ngjit kodrën e Valdanuzit, i afrohet vendit tek punojnë të tre mjeshtrit; dy të kunetrit dhe i shoqi.– Puna mbarë, o mjeshtër! Po ç’është kështu? Çekanët ndalen e s’godasin, po zemrat rrahin fort e fort. Fytyrat zbehen. Kur e sheh i vogli të shoqen, hedh çekanin nga dora, mallkon gurin e murin. E shoqja i thotë: – Ç’ke ti, o imzot? Pse mallkon gurin e murin? Hidhet kunati i madh: – Ti paske lindur në ditë të zesë, moj kunata jonë. Ne e kemi bërë me fjalë të të murojmë të gjallë në mur të kështjellës. – Shëndoshë ju, o tim kunetër. Po unë do t’ju lë një porosi: kur të më muroni në mur, synë e djathtë të ma lini jashtë, dorën e djathtë të ma lini jashtë, këmbën e djathtë të ma lini jashtë, gjinë e djathtë të ma lini jashtë. Se djalin e kam të vogël. Kur të nisë të qajë, me njërin sy do ta shikjoj, me njërën dorë do ta ledhatoj, me njërën këmbë do t’i tund djepin e njërin gji do t’ia jap ta pijë. Gjiri im u nguroftë, kështjella qëndroftë, djali im trimëroftë, u bëftë mbret e mbretëroftë! Ata e marrin nusen e vogël dhe e murojnë në themel të kështjellës. Dhe muret ngrihen, lartohen, nuk shemben më si më parë. Po rrëzë tyre gurtë janë edhe sot të lagur e të myshkët, sepse vazhdojnë të pikojnë lotët e nënës për birin e saj... Dhe i biri u rrit, luftoi e trimëroi. STUDIM TEKSTI Kuptojmë tekstin 1 Lexoni rrëfenjën dhe përgjigjuni pyetjeve:Në cilën legjendë apo gojëdhënë është mbështetur autori për rrëfenjën e tij?Nëse do ta ritregonit këtë histori, cilat do të ishin katër pikat kryesore ku do të mbështeteshit?a) _______________________________________________________________________b) _______________________________________________________________________c) _______________________________________________________________________d) _______________________________________________________________________Cili detaj ju mbetet më shumë në mendje gjatë leximit?Fjalorbrof – ngrihem menjëherë.druhem – kam frikë.Rrëfenja është një tregim i shkurtër për një ndodhi të vërtetë ose të trilluar, zakonisht me shtjellim të thjeshtë.18

