Page 200 - Demo
P. 200
MorfologjiKujtojmëFolja ka katër zgjedhime.Zgjedhimi i parë: Foljet që mbrojnë me temë me -j: punoj, lexoj, shkoj, filloj, laj etj. Zgjedhimi i dytë: Foljet që mbarojnë me bashkëtingëllore: kap, hap, zbres, pres, mbjell etj.Zgjedhimi i tretë: foljet që mbrojnë me zanore të theksuar: ha, pi, rri, di, fle etj.Zgjedhimi i katërt: foljet e çrregullta: them, jap, shoh, vij etj.Folja kam është në formën veprore, ndërsa folja jam është në formën joveprore.Çdo folje ka formën veprore dhe formën joveprore: ata kërkojnë – ata kërkohen; ajo lan – ajo lahet. 1. Me anën e mbaresavekoha e tashme: dëgjohem, dëgjohesh, dëgjohet, dëgjohemi, dëgjoheni, dëgjohenkoha e pakryer: dëgjohesha, dëgjoheshe, dëgjohej, dëgjoheshim, dëgjoheshit, dëgjoheshinkoha e ardhme: do të dëgjohem, do të dëgjohesh, do të dëgjohet, do të dëgjohemi, do të dëgjoheni, do të dëgjohen2. Me pjesëzën ukoha e kryer e thjeshtë u dëgjova, u dëgjove, u dëgjua, u dëgjuam, u dëgjuat, u dëgjuan3. Me foljen ndihmëse jamkoha e kryer: jam dëgjuar, je dëgjuar, është dëgjuar, jemi dëgjuar, jeni dëgjuar, janë dëgjuarkoha më se e kryer: isha dëgjuar, ishe dëgjuar, ishte dëgjuar, ishim dëgjuar, ishit dëgjuar, ishindëgjuarkoha e kryer e tejshkuar: qeshë dëgjuar, qe dëgjuar, qe dëgjuar, qemë dëgjuar, qetë dëgjuar, qenëdëgjuarkoha e ardhme e përparme:do të jem dëgjuar, do të jesh dëgjuar, do të jetë dëgjuar, do të jemi dëgjuar, do tëjeni dëgjuar, do të jenë dëgjuarForma joveprore e foljes në mënyrën dëftore formohet në tri mënyra:Besi u rrëzua duke bërë akrobaci me monopatinën e tij. Ndoshta do t’i vendoset allçi në këmbë. 8 Zgjedhimi i foljes në mënyrat dëftore dhe lidhore të formës joveprore 198

