Page 203 - Demo
P. 203


                                    MorfologjiFolja në mënyrat kushtore dhe habitore 9Mënyra kushtore e foljesTë paskësha vrapn’ e veriut, të kisha krahë pëllumbi,Nxitimn’ e lumit me valë, q’ikën me vërtik si plumbi,E të vija në gjit tuaj, nj’ ujë të ftohtë të pinja,Edhe nëpër ato hije një copë herë të rrinja,Dalloni mënyrën dhe kohën e foljeve. Analizoni rolin e tyre për shprehjen e kuptimit të fjalisë.Folja e përdorur në mënyrën kushtore, tregon një veprim që mund të kryhej, po të vërtetohej një kusht i caktuar. Pa mbështetjen tënde, nuk do t’ia dilja mbanë.Mënyra kushtore ka dy kohë: të tashmen dhe të kryerën.Koha e tashme Koha e kryerunë do të shkoja do të kisha shkuarti do të shkoje do të kishe shkuarai/ajo do të shkonte do të kishte shkuarne do të shkonim do të kishim shkuarju do të shkonit do të kishit shkuarata/ato do të shkonin do të kishin shkuarMënyra habitore e foljesFolja e përdorur në mënyrën habitore, shpreh ndjenjën e habisë së folësit për kryerjen ose moskryerjen e një veprimi të caktuar. Nëse do t’i zgjidhte të gjitha ushtrimet, Erdi do të merrte notë të mirë.Zgjedhimi i foljes në mënyrën kushtore201
                                
   197   198   199   200   201   202   203   204   205   206   207