Page 208 - Demo
P. 208
Pjesorja është ajo formë e pashtjelluar që ka tipare foljore dhe mbiemërore: Flokët i mbante lëshuar dhe duart kryqëzuar.Pjesorja mund të kthehet në mbiemër me ndihmën e nyjës: Flokët i mbante të lëshuar dhe duart të kryqëzuara.Pjesorja NUK i ka kategoritë gramatikore të foljes: kohë, vetë, numër, mënyrë etj., megjithatë ajo ndiqet nga rrethanorë dhe gjymtyrë të tjera, gjë që është karakteristike për format foljore: Malet u gdhinë mbuluar me borë.Mbyllur në atë kafaz, thurur për të, zogu nuk zinte vend.Edhe në ato raste kur pjesorja kthehet në mbiemër, vazhdon të ruajë kuptimin foljor të veprimit: I mbyllur në atë kafaz, të thurur për të, zogu nuk zinte vend.Format e pashtjelluarapjesore duke + pjesore pa + pjesore për të + pjesore me të + pjesore një të + pjesoreardhur duke ardhur pa ardhur për të ardhur me të ardhur një të ardhurI. Pjesorja II. Format e pashtjelluara, të ndërtuara mbi bazën e pjesoresFunksionet e formave të pashtjelluaraPërcjellore mënyror kohor shkakor kushtorEcte (si?) duke u mbajtur në bastun.M’u kujtua (kur?) duke dalë nga porta se kisha lënë dritat ndezur.Duke mos parë rrugëdalje, zogu u mblodh kruspull në kafaz (pse?).Duke lexuar veprën, njeh edhe shkrimtarin.Mohore mënyror kohor kushtorU larguan (si?) pa thënë një fjalë.Dolën (kur?) pa mbaruar mbledhja.Pa ngrënë hudhra, s’të vjen era.Paskajore kryefjalor kundrinor përcaktor qëllimor mënyrorPër të + pjesore I mbetej vetëm (çfarë) për të shtyrë edhe ato pak ditë.A ke menduar ndonjëherë (çfarë?) për t’ia filluar nga e para?Kjo s’është fjalë (ç’fjalë?) për t’u thënë.U shtri (përse?) për të fjetur.Ishte bërë (si) për t’i qarë hallin.me/një të + pjesore kohorMe të parë të ëmën, fëmija kërceu nga gëzimi (kur?). Një të trokitur dera, brofi në këmbë (kur?).Andi u largua nga bletët duke vrapuar me shpejtësinë e erës. Bletët i ishin vënë nga mbrapa për ta arritur, por ai ishte i vendosur që të vraponte pa u ndalur.Morfologji11 Pjesorja dhe format e tjera të pashtjelluara të foljes206

