Page 209 - Demo
P. 209
MorfologjiUshtrime1 Dalloni pjesoret sipas skemës së dhënë.Pjesore Mbiemër Karvanët ktheheshin ngarkuar plot e përplot. Jam shumë i ngarkuar me punë. Këpucët i kishte të lagura. Mos rri lagur, se ftohesh. Ishte njeri i mbyllur në vetvete. 2 Rishkruani fjalitë duke i kthyer pjesoret në mbiemra dhe anasjellas.Derën e gjeta të hapur. ______________________________________________________Shtëpia ishte e larë dhe e pastruar. _____________________________________________Kjo poezi nuk është e përkthyer mirë. ____________________________________________3 Dalloni format e pashtjelluara foljore dhe thoni llojin e tyre.Kreshnikët e Jutbinës tuboheshin në bjeshkë të dielën, pa dalë dielli, për të kaluar së bashku disa orë nën hijen e pemëve, duke ngrënë e duke pirë e duke kujtuar bëmat e hershme. - Po ti, o Muj, a nuk ke për të rrëfyer ndonjë trimëri?- Habitem me ju, o burra, se mbetët gjithë ditën e lume duke shitur trimëri…4 Formoni katër fjali me formën përcjellore të foljeve të dhëna.mendoj __________________________________________________________________ngre _____________________________________________________________________afroj _____________________________________________________________________5 Rishkruani ato fjali në të cilat forma mohore e foljes mund të kthehet në formë foljore të shtjelluar. P.sh.: Erdhi pa ftuar. Erdhi, ndonëse nuk ishte ftuar. Doli pa përcjellë. ___________________________________________________________Qëndronte pa folur. _________________________________________________________Pa u munduar, nuk fitohet asgjë. _______________________________________________Duhej të mbërrinim pa rënë nata. ______________________________________________Fliste pa na vështruar në sy. ___________________________________________________6 Rishkruani fjalitë duke e kthyer formën për të + pjesore në formë foljore të shtjelluar.Njeriu bën gjithçka për të gjetur lumturinë. ______________________________________Njeriu bën gjithçka që ______________________________________________________Të notuarit ndihmon për të pasur një jetë më të shëndetshme. _______________________Pat thënë se s’kishte për t’u kthyer më në atë vend. ________________________________Ankohej se kishte për të bërë shumë detyra. _____________________________________7 Në pjesën me titull “Mandolina e braktisur”, nënvizoni pjesoren dhe format e pashtjelluara të foljeve. Emërtoni çdonjërën prej tyre.207

