Page 210 - Demo
P. 210
KujtojmëKallëzuesi i thjeshtë shprehet me një folje, ose shprehje foljore, e cila tregon mënyrë, kohë, vetë.Kallëzuesi i përbërë përbëhet nga dy pjesë, ku pjesa e parë është folje gjysmëndihmëse, që tregon një mënyrë veprimi, kurse pjesa e dytë është folje me kutim të plotë leksikor. Lexoni fjalitë:Shiu filloi menjëherë. Ata mund të vijnë shumë shpejt.Miqtë tanë duhet të ndihmohen.Në fjalinë e parë, folja filloi është përdorur me kuptim të plotë leksikor (pas saj nuk qëndron një folje tjetër). Ajo është folja-kallëzues e fjalisë, pra gjymtyrë kryesore e saj.Në fjalinë e dytë dhe të tretë, foljet mund dhe duhet janë pjesë e kallëzuesit të përbërë, por nuk luajnë rol kryesor nga ana e kuptimit leksikor. Veprimin e foljeve kryesore, të vijnë dhe të ndihmohen, ato vetëm e paraqesin si të mundshëm ose të detyrueshëm.Këto quhen folje gjysmëndihmëse.Mami: Doni t’i provoni biskotat e mia?Lola: Po mami, unë mund të ha gjithë ditën vetëm biskotat e tua. Ervini: Po filloi të hajë biskota Lola, nuk do të ngelet asnjë për ne.Morfologji12 Foljet gjysmëndihmëseFoljet gjysmëndihmëse e zbehin kuptimin e tyre leksikor gjatë përdorimit si pjesë përbërëse e kallëzuesit. Folje gjysmëndihmëse mund të jetë folja jam, mund, duhet, do, nis, filloj vazhdoj.208

