Page 211 - Demo
P. 211


                                    MorfologjiFolja ndihmëse jam shërben për të vënë në lidhje pjesën emërore (emër, mbiemër, përemër) të kallëzuesit me kryefjalën, pra shërben si këpujë:- Është shumë i ndjeshëm, - plotësoi infermierja. - Më vonë ai do të dalë një ditë, po së paku të jetë i shëndoshë.Mund – e ndjekur nga një folje në lidhore. Në këtë përdorim, veprimi i foljes kryesore paraqitetet si i mundshëm: Kjo furrë mund të ushqejë tërë lagjen.Duhet – e ndjekur nga një pjesore ose folje në mënyrën lidhore. Në këtë rast veprimi i foljes kryesore paraqitet si i detyrueshëm.Ne duhet të futemi sa më parë në Evropë.Do – e ndjekur nga një pjesore ose folje në mënyrën lidhore, veprimin e foljes themelore e paraqet si të domosdoshëm: Do vajtur sa më parë tek ajo.Folje filloj, nis, zë, vazhdoj, mbaroj tregojnë fillimin, vazhdimin dhe mbarimin e veprimit. Për të shprehur fillimin e veprimit, përdoren foljet filloj, nis, zë + folje themelore në lidhore: Filloi të lëvizte ngadalë.Për të shprehur vazhdimin e veprimit, përdoren foljet vazhdoj, vijoj + folje në lidhore: Gjyshja vazhdoi ta shihte të nipin me mall.Për të shprehur mbarimin e veprimit, përdoret togfjalëshi i tipit mbaroi së foluri (emër prejfoljor asnjanës). Pushuan së kënduari natën vonë.Folja këpujore jamFoljet që ndihmojnë në kryerjen e veprimitStruktura e përdorimit të foljeve si gjysmëndihmëse1 Në tekstin e mëposhtëm, dalloni foljet ndihmëse nga foljet gjysmëndihmëse.Pylli vetëtin nga tisi i florinjtë i rrezeve të diellit, që zënë e thyhen në shkëlqimin e gjetheve. Ketrat hidhen nga njëra degë te tjetra dhe mbajnë në duart e vockla boçe pishe të hapura. Aromat e luleve, të barit dhe të drurëve janë përzier së bashku dhe të krijojnë një ndjesi të çuditshme, si jashtëplanetare. Kjo gjendje të bën të ëndërrosh për gjëra të gëzuara. Nga koha kur romakët mundën Teutën dhe zotëruan detin, shqiptarët u detyruan të mbështeteshin me shpatulla në male. Tani duhej luftuar për të tjera troje dhe me të tjera mjete.2 Shkruani tri fjali në të cilat foljet filloj, vazhdoj, mbaroj t’i përdorni një herë si folje me kuptim të plotë leksikor, një herë si folje gjysmëndihmëse.3 Shkruani dy fjali në të cilat të përdorni foljen jam një herë si pjesë e kallëzuesit emëror dhe një herë me kuptim të plotë leksikor.4 Shkruani pesë fjali në të cilat të përdorni foljet gjysmëndihmëse:vazhdoj ________________________________________________________________________mund __________________________________________________________________________filloj ___________________________________________________________________________nis ____________________________________________________________________________do ____________________________________________________________________________5 Në tekstin me titull “Zbulimi i një të fshehte shekullore”, nënvizoni foljet gjysmëndihmëse. Ushtrime209
                                
   205   206   207   208   209   210   211   212   213   214   215