Page 213 - Demo
P. 213


                                    MorfologjiTrajtat e shkurtra dhe të bashkuara të përemrave vetorë dhanore + kallëzore (veta III njëjës) Shembuj më (mua) + e (atë) = ma Ma tregoi edhe mua librin e ri që kishte bërë.të (ty) + e (atë) = ta Ta tregoi edhe ty librin e ri që kishte bërë.i (atij, asaj) + e (atë) = ia Ia tregoi edhe atij librin e ri që kishte bërë.na (neve) + e (atë) = na e Na e tregoi edhe neve librin e ri që kishte bërë.ju (juve) + e (atë) = jua Jua tregoi edhe juve librin e ri që kishte bërë.u(atyre) + e (atë) = ua Ua tregoi edhe atyre pikturën që kishte bërë.dhanore + kallëzore (veta III shumës) Shembujmë (mua) + i (ata, ato) = m’i M’i tregoi edhe mua librat e rinj që kishte bërë.të (ty) + i (ata, ato) = t’i T’i tregoi edhe ty librat e rinj që kishte bërë.i (atij, asaj) + i (ata, ato) = ia Ia tregoi edhe atij (asaj) librat e rinj.na (neve) + i (ata, ato) = na i Na i tregoi edhe neve librat e rinj që kishte bërë.ju (juve) + i (ata, ato) = jua Jua tregoi edhe juve librat e rinj që kishte bërë.u (atyre) + i (ata, ato) = ua Ua tregoi edhe atyre librat e rinj që kishte bërë.Trajtat e shkurtra të bashkuara ma, ta shkruhen pa apostrof,ndërsa trajtat na e, na i shkruhen ndaras.Ushtrime1 Në tekstin e mëposhtëm, vendosni në vendet bosh trajtat e shkurtra që mungojnë.__kishim rezervuar pushimet në internet gjashtë muaj më parë dhe nuk ___ kishim vrarë mendjen për asgjë. ___ kishim marrë qetë se çdo gjë ___dukej në rregull. Kështu që nuk mund ____ imagjinoni befasinë tonë kur ___ u tha që ne nuk mund të fluturonim sepse djalit tonë ____ kishte skaduar pasaporta. ___ kujtua një shok dhe vrapuam tek ai me shpresën se do të ___ ndihmonte dhe do të ____ rregullonte punën e pasaportës. 2 Vendosni në vendet bosh përemrat dhe trajtat e shkurtra ose të bashkuara.Unë besoj se ___ nuk ke ikur, sepse do të___ kishe lajmëruar.____ i duam prindërit tanë, prandaj dhe ____ respektojmë gjithmonë.___mori mendja që e keni takuar.___ thirrën urgjent në shkollë. Për të festuar ditëlindjen e nënës sime______vesha një fustan që të gjithë ____ pëlqyen. ____ prezantoni edhe mua nxënësit e rinj! Kur më telefonoi Lina, ma tregoi të vërtetën që e kishte munduar aq kohë.3 Plotësoni vendet bosh me përemra vetorë ose trajta të shkurtra dhe të bashkuara.Unë e besoj______, përse _____ nuk më beson_______. ______duam prindërit tanë edhe ___ ___ duan ___. Për të festuar ditëlindjen e nënës ________ organizuam një festë që do të jetë surprizë për ___. ___ janë duke dëgjuar me vëmendje këngën që __ këndoi. Gjithçka që _____ dija jua kam treguar, ndërsa_____ kanë nevojë për ndihmë prej ____ .4 Shkruani sipas modelit, nënvizoni trajtën e shkurtër.Më thuaj të vërtetën. Thuama të vërtetën. Nëse të pëlqen medaljoni im e merr me vete sot dhe ma kthe (__________) pas një jave.E bleve akulloren, më jep (_________) edhe mua pak. Nëse do të nisesh shpejt i fol shoferit (________). Më ktheni (___________) sa më parë te nëna ime. Ju thuaj (__________)atyre të mblidhen sa më parë. Çfarë ka ndodhur më thoni(________) të vërtetën.5 Në pjesën me titull “Bojaxhiu finok”, nënvizoni përemrat vetorë dhe trajtat e shkurtra dhe të bashkuara. Përcaktoni numrin, rasën dhe si janë formuar.211
                                
   207   208   209   210   211   212   213   214   215   216   217