Page 214 - Demo
P. 214
Ndër të tjera, apostrofi përdoret në disa raste të shkrimit të trajtave të shkurtra dhe të bashkuara.Shkruhen me apostrof trajtat e shkurtra:më + i = m’i m’i dha; t’i dha; T’i shkruash shoqes. T’i zbatosh rregullat. Do t’i kërkoja. Do t’i flas. Me t’i thënë një fjalë... etj.më + u = m’u M’u thuaj të vërtetën ... etj.më + ia = m’iatë + ia = t’ia Të m’ia thuash të gjitha. T’ia kërkosh librin... Të mos m’ia prishi qejfin... etj.të + iu = t’iu Për t’iu përgjigjur nënës... Me t’iu afruar shtëpisë... etj.të + ju = t’ju Dua t’ju ndihmoj. Do t’ju kisha marrë... Do t’ju lutesha... Me t’ju njoftuar ... etj.të + jua = t’jua Dua t’jua them hapur. Do t’jua kisha thënë më parë. Do t’jua di për nder. Do t’jua lehtësojë shumë punën... etj.më + ua = m’ua Mos m’ua prishni festën ... etj.të + u = t’u T’u themi të vërtetën. T’u japim një lajm të mirë.Trajtat e shkurtra të bashkuara ma, ta shkruhen pa apostrof: ma dha fjalën; pa ma thënë; ta dha fjalën, ta kërkoi një nder etj.Apostrofi është një shenjë si presje, e cila vihet sipër rreshtit në vend të një zanoreje a të një rrokjeje që ka rënë dhe pas pjesëzës mohuese s. T’i hedh uthull sallatës?1 Shkruani si duhet trajtën e shkurtër.do ti kërkoja; do ti flas; për ti pasur si dëshmi; me ti thënë një fjalë, ngrihet në këmbë; do tu kërkosh falje; tu marrësh nga një dhuratë; do tu kisha lajmëruar; do tu përgjigjem menjëherë; tjua them hapur; do tjua kisha thënë më parë; do tjua lehtësojë shumë punën; të mia thuash të gjitha fjalët; do tia tregoja.2 Qarkoni trajtën e saktë të trajtave të shkurtra.Disa ditë më vonë, bashkë me dy shokë të tjerë, ai erdhi për (ta/t’a) kthyer vizitën. Përveç punës sime si mësues, më duhej (ta/t’a) mbaja dhe rrisja edhe si nënë atë fëmijë. Ai (s’i/si) dëgjoi këshillat e mjekut e lutjet e prindërve, prandaj s’(ju/iu) kthye shëndeti.3 Në tekstin me titull “Zodiaku”, nënvizoni rastet e përdorimit të apostrofit në trajtat e shkurtra dhe tregoni rastin.4 Shkruani një shkrim të shkurtër me temë “Fluturim në kozmos”, ku të përdorni deri në katër raste të përdorimit të trajtave të shkurtra dhe të bashkuara në të cilat përdoret apostrofi.Drejtshkrim14 Përdorimi i apostrofit para trajtave të shkurtraUshtrime212

