Page 215 - Demo
P. 215
Morfologji151. Përemrat vetvetorëPëremri vetvetor është përemri që tregon vetën, e cila përfaqëson njëkohësisht edhe atë mbi të cilin ushtrohet një veprim, edhe atë që e kryen këtë veprim. M’u dhimbs vetja.Përemrat vetvetorë janë: vetja dhe vetvetja.Më dukej vetja sikur fluturoja. Nuk e dija se kisha aq besim në vetvete.Përemrat vetvetorë lakohen si emrat e gjinisë femërore në trajtën e shquar të numrit njëjës. Ata përdoren njësoj në të dyja gjinitë. Lakimi i përemrit vetvetorEmërore vetja vetvetjaGjinore vetes vetvetesDhanore vetes vetvetes Kallëzore veten vetvetenRrjedhore vetes vetvetesPëremri vetvetor përgjithësisht përdoret si përcaktor i kryefjalës dhe i gjymtyrëve të tjera të fjalisë: Vetë Erjoni i kishte këshilluar për një gjë të tillë. Ata vetë e kishin marrë me vete.2. Përemri dëftor Përemri dëftor tregon sende, frymorë ose tipare të tyre, që ndodhen afër ose larg folësit. Zakonisht, ai përdoret bashkë me emrin.Janë përemra dëftorë: ky, kjo, këta, këto; i këtillë, e këtillë, të këtillë, të këtilla; i tillë, e tillë (për afër);ai, ajo, ata, ato; i atillë, e atillë, të atillë, të atilla (për larg).Përemrat dëftorë i këtillë, i atillë ngjajnë me mbiemrat nga ndërtimi dhe tregojnë tipare të sendeve dhe frymorëve për të cilët është bërë fjalë më parë ose do të flitet më vonë: Ajo të jepte përshtypjen e një vajze të sjellshme dhe e tillë ishte.Përemrat ai, ajo, ata, ato përdoren edhe si përemra vetorë.Dallimet:Përemra vetorë Përemra dëftorëa. Kur zëvendësojnë një emër të përdorur pak më parë: Fëmijët po luanin. Ata dëgjoheshin prej së largu.b. Kur përdoren edhe pa a-në nistore: Ajo i tha atij se donte të shkonte me ta.a. Kur mund të zëvendësohen me përemrat ky, kjo, këta, këto: Ç’janë ato/këto?b. Kur mund të përcaktohen nga ndajfolja atje: Ai atje ma mbushi mendjen.c. Kur përcaktojnë një emër: Atë lodrën që më bleu ai xhaxhi Mali.d. Kur ndiqen nga një fjali e varur përcaktore lidhore: Ajo që më the, më pëlqeu shumë.Përemrat vetvetorë, dëftorë, pyetës213

