Page 216 - Demo
P. 216
Lakimi i përemrave dëftorë Përemrat dëftorë ndryshojnë sipas gjinisë, numrit dhe rasës.P.sh.: Ky djalë është shumë i shkathët./ Kjo vajzë kërkon shumë./ Ajo klasë është eksperimentale./ Ato klasa po pajisen me kompjutera./ Ky libër është i ri./ Këtë libër e kisha lexuar më parë.Përemrat dëftorë ky, kjo, ai, ajo lakohen si përemrat vetorë ai, ajo.Përemrat dëftorë i këtillë, e këtillë etj., lakohen si mbiemrat e nyjshëm: një djalë i këtillë, i një djali të këtillë etj.Tabela e lakimit të përemrave dëftorë ky, kjo, këta, këtoRasa ky kjo këta këtoEmëroreGjinoreDhanoreKallëzoreRrjedhoreky mësuesi (e) këtij mësuesikëtij mësuesikëtë mësuesprej këtij mësuesikjo mësuesei (e) kësaj mësuesejekësaj mësuesejekëtë mësueseprej kësaj mësuesejekëta mësuesi (e) këtyre mësuesvekëtyre mësuesvekëta mësuesprej këtyre mësuesvekëto mësuesei (e) këtyre mësuesevekëtyre mësuesevekëto mësueseprej këtyre mësueseve3. Përemri pyetësÇfarë po thua? Nuk arrij ta besoj! Kush ta tha?Përemra pyetës që kanë kategorinë gramatikore të gjinisë, numrit, rasës: cili, i sati. Përemra pyetës që kanë vetëm kategorinë gramatikore të rasës: kush, sa. Përemra pyetës që nuk kanë kategori gramatikore: ç’, çfarë, se.Roli i përmrave pyetësPëremri pyetës kush përdoret për të pyetur për njerëz ose për qenie të personifikuara vetëm në numrin njëjës dhe nuk mund të shoqërohet me emra: Kush ishte autori i librit? Kush vrapon më shumë se unë? - tha Ermali.Përemri pyetës cili mund të përdoret për të pyetur për njerëz, për kafshë dhe për sende. Përemri pyetës ç shkruhet gjithmonë me apostrof: Ç’bën aty more djalë? Lakimi i përemrave pyetës kush, cili, cila, cilët, cilatkush cili cila cilët cilatEmërore kush cili cila cilët cilatGjinore i (e) kujt i (e) cilit i (e) cilës i (e) cilëve i (e) cilaveDhanore kujt cilit cilës cilëve cilaveKallëzore kë cilin cilën cilët cilatRrjedhore prej kujt prej cilit prej cilës prej cilëve prej cilavePëremri pyetës përdoret për të pyetur për frymorë e sende ose për tipare të tyre. Përemrat pyetës janë: kush, cili, çfarë, sa, i sati, se. Kemi:214

