Page 218 - Demo
P. 218


                                    Shikoni figurat dhe në vend të vizavevendosni fjalën që mungon.Dreni ________ gjyshja e tij po hanin akullore në park.Gjyshja po i thoshte:- Mbrëmë pashë diçka të çuditshme _______ po kthehesha në shtëpi. Mund të ketë qenë ora tetë. Zakonisht, rruga ime është plot me njerëz në atë orë, __________ mbrëmë nuk kishte këmbë njeriu. Nuk ishin __________ djemtë e lagjes, _________ qeni _________ më pret te porta. Me thënë të drejtën, pata pakëz frikë. Mendova ________ po ndodhte diçka e keqe.Fjalët që vendosët në vend të pikave shërbejnë për të lidhur fjalë ose fraza. Këto fjalë janë si ganxha që lidhin në mënyrë logjike dy ose më shumë fjalë dhe dy ose më shumë fjali. Ato quhen lidhëza.Lidhëza është pjesë e pandryshueshme e ligjëratës, që lidh dy gjymtyrë fjalie ose dy fjali. Lidhëzat grupohen sipas disa kritereve. I. Sipas mënyrës së formimit, kemi lidhëza:të thjeshta të përngjitura shprehje lidhëzoreapo, as, dhe, e, edhe, por derisa, porsa, kurse, megjithëse, ndonëse, ngado, kudo, kurdonë qoftë se, me qëllim që, edhe pse, qoftë... qoftëII. Sipas funksionit që kryejnë, lidhëzat i grupojmë në lidhëza bashkërenditëse dhe në lidhëza nënrenditëse. Lidhëza bashkërenditëse Lidhëza nënrenditëse.LidhëzatA. Lidhëzat bashkërenditëse shprehin marrëdhënie barazie, shërbejnë për të lidhur dy gjymtyrë ose dy fjali të një tipi. Sipas llojit të marrëdhënieve që shprehin, lidhëzat bashkërenditëse grupohen në: Shtuese (këpujore): as, dhe, e, edhe, si (e) dhe, hem... hem, si... si, si ashtu ... (e) dhe.Zana kishte qenë gjithmonë e imët dhe delikate.Veçuese: a, apo, o, ose, daç...daç, ja...ja, ndo...ndo, qoftë...qoftë.O do rrimë të festojmë, o do ikim sa më shpejt.Do ktheheni, apo keni ndonjë plan tjetër?Lidhëzat bashkërenditëse Morfologji16 Lidhëzat216
                                
   212   213   214   215   216   217   218   219   220   221   222