Page 219 - Demo
P. 219
Kundërshtore: kurse, megjithatë, megjithëkëtë, mirëpo, ndërsa, teksa, po(r), porse, veç, veçse, vetëm, vetëm se.Çdo mbrëmje lexonte shumë, kurse në mëngjes ngrihej herët.Kishte një shtat mesatar, por të derdhur.Përmbyllëse: andaj, ndaj, pa, pra, prandaj.Bën shumë ftohtë, ndaj i mbajmë mbyllur dritaret.Propozimi yt është më i miri, prandaj këtë do të zbatojmë.B. Lidhëzat nënrenditëseLidhëzat nënrenditëse shprehin marrëdhënie varësie dhe shërbejnë për të lidhur një fjali të varur me fjalinë drejtuese të saj. Sipas llojit, ato grupohen si në tabelën e mëposhtme.Lloji lidhëza shembujftilluese se, që, në, nëse Mënyra më e mirë është që ta shpejtojmë këtë punë.vendore ku, tek, nga, kudo, ngado, deri ku, nga ku, kudo që, ngado qëetj.Tek dhemb dhëmbi, vete gjuha. kohore kur, sa, si, tek, që, derisa, pasi, po(r)sa, teksa, sapo që, që kur, qysh se etj.Kur mbërritëm ne, avioni ishte nisur.shkakore se, sepse, si, pasi, derisa, gjersa, meqenëse, meqë, ngaqë, për arsye se, për shkak se etj.Vendi dridhej, ai mbeti, se s’tronditej nga tërmeti. qëllimore që, me qëllim që, në mënyrë që Stërviteshin shumë, me qëllim që të fitonin ndeshjen. krahasore-mënyrore sa, se, si, sesa, po(r)si, sikurse, ashtu si(ç) etj.Kurrë nuk jam ndier më mirë sesa sot.kushtore në, po, nëse, kur, sikur, në qoftë se, në rast se, po qe se etj.Në qoftë se do të ishin të freskëta, do t’i haja.rrjedhimore sa, saqë, aq sa, kështu që E donte aq shumë, sa nuk ndahej kurrë prej saj. lejore megjithëse, megjithëqë, ndonëse, sado(që), sido(që), edhe pse, edhe sikur etj.Edhe sikur të ikësh, unë nga pas do të vij. kundërvënëse nëse, në qoftë se, ndërsa, në, në vend qëNë vend që të kërkonte falje, iku pa folur fare. Lidhëzave të përngjituraShkruhen njësh, si një fjalë e vetme, pa vizë lidhëse në mes, lidhëzat e përngjitura, të cilat janë ngulitur prej kohësh si të tilla në gjuhë si nga ana leksikore, ashtu edhe nga ana gramatikore, të llojit: andaj, derisa, domethënë, gjersa, kurse, megjithatë, megjithëkëtë, megjithëse, meqenëqë, meqenëse, meqë, mirëpo, ndërsa, ndonëse, nëse, ngaqë, ngase, pasi, përderisa, porse, porsi etj. Drejtshkrim217

