Page 22 - Demo
P. 22
1. Koprraci dhe floriri i tij (Ezopi)Një koprrac shiti gjithçka që kishte dhe bleu një kallëp floriri, të cilin e groposi rrëzë një muri të vjetër. Çdo ditë shkonte për ta parë. Një nga punëtorët e tij e pikasi që ai po shkonte ca si shpesh në atë vend dhe vendosi ta përgjonte. Shumë shpejt, punëtori e zbuloi thesarin e fshehur, gërmoi dheun, gjeti kallëpin e floririt dhe e vodhi. Kur shkoi të nesërmen dhe e gjeti gropën të zbrazët, koprraci filloi të shkulte flokët e të dëneste me sa zë kishte. Kur e pa të pushtuar nga hidhërimi dhe kur mësoi shkakun e këtij hidhërimi, një fqinj i tha: – Mos u mërzit kështu, por shko e merr një gur, gropose dhe shtiru sikur floriri është ende aty. Njësoj ka për të të shërbyer. Kur ishte aty, ti në të vërtetë nuk e kishe, sepse nuk e përdore as edhe një herë.FABULA TË NDRYSHMEPara leximitFabulat janë tregime që kanë si personazhe kafshët. Në to zhvillohen ngjarje, dialogojnë personazhe dhe jepen këshilla e mesazhe për njerëzit dhe ndodhitë e jetës. Ato përcjellin mesazhe të dobishme dhe janë fryt i përvojave të gjata të njerëzimit.Këtu, gjinia e fabulës vjen si ndërthurje midis fabulave të Ezopit, krijimtarisë popullore shqiptare dhe asaj afrikane.EzopiFabulisti i njohur grek, jetoi në shekullin VI p.e.s. Kafshët, në rrëfenjat e tij, mbartin simbolika të veçanta, si përfaqësuese të virtyteve apo veseve njerëzore. Në fabulat e tij pasqyrohen urtësia, zgjuarsia, humori dhe qesëndia. Së bashku me Fedrin dhe La Fontenin përbëjnë plejadën e ndritur të fabulistëve botërorë. 20

