Page 220 - Demo
P. 220


                                    1 Plotësoni vendet bosh me lidhëzën e duhur.Sot nuk dua të dal _____ kam shumë detyra. Mendimet e saj sikur thurnin një rrjetë të padukshme rreth vajzës ____ajo atëherë ___shikonte, ___ dëgjonte gjë. Binte pa shpëtim në prehrin e ecejakeve mendore, ______sot po i ndodhte ndryshe. Zakonisht të hënave, në trenat e mbrëmjes nuk kishte shumë njerëz_____ lëvizej me lehtësi. Të shtunën ___ të dielën do të shkojmë në plazh. Mara nuk ka mbaruar detyrat______ nuk mund të shohë në televizor.2 Nënvizoni lidhëzat që gjenden në fjalitë e tekstit të mëposhtëm.Livia është e dashur, por është shumë e ngadaltë. Ju doni akullore me luleshtrydhe apo me limon? Dario është një tenist i zoti dhe një nxënës i shkëlqyer. Lindi nuk mund të dalë jashtë, sepse është i sëmurë me grip. Mbi krevat janë çorapet dhe pizhamet e Bledit.3 Në vend të pikave, vendosni lidhëzat e duhura. Tregoni si janë ndërtuar ato (me Th - të thjeshta, me P - të përngjitura, me Sh – shprehje lidhëzore).Ata kaluan urën ... vështruan pas ... donin të thoshin diçka. I hipi trenin ... që të mos takohej ... të përshëndetej me Tanën. ... të flisje edhe ti për të kështu, nuk ma priste mendja. Mirëpo zëri i fyellit dëgjohej ngado ... nuk mund ta mohonte njeri. Rruga dukej ... donte ditë ... të hapej ... u kthyen në një fshat aty pranë.4 Në vend të pikave vendosni në, tek, te dhe thoni kur janë përdorur si lidhëza.Shikoja Anjën e vogël... lozte me kukullën e vet dhe nuk donte t’ia dinte për ne të mëdhenjtë.Nuk e dinte ... punonte a jo, por donte ta provonte sa më shpejt. Një fjalë e urtë thotë: ... bëhet dasmë qëndro, ... sherri ik. 5 Në fjalitë e mëposhtme, dalloni mjetin lidhës dhe thoni ç’lloj është (me B - të bashkërenditura, me N – të nënrenditura).Porsa vinte këmbën në shkallët e trenit për t’u kthyer në shtëpi, i dukej sikur bashkë me atë tren hipnin edhe mendimet e saj që e lodhnin. Dhe këto mendime kishin zotësinë ta veçonin nga gjithçka.6 Shkruani dy fjali që të kenë lidhëza të thjeshta, dy me lidhëza të përngjitura dhe dy me shprehje lidhëzore.7 Në tekstin me titull “Princi i vogël”, nënvizoni lidhëzat dhe vendosini në tabelë.Lidhëza e bashkërenditur e nënrenditur e thjeshtë e përngjitur shprehje lidhëzore MorfologjiUshtrime218
                                
   214   215   216   217   218   219   220   221   222   223   224