Page 221 - Demo
P. 221
17Pasthirrma është pjesë e pandryshueshme e ligjëratës, që shërben për të shprehur ndjenjën a vullnetin e folësit ose për të tërhequr vëmendjen e dëgjuesit.Pasthirrma mund të jetë një tingull ose një grup tingujsh, një fjalë a një grup fjalësh.– Ua! Ti paske ndryshuar fare!Pasthirrma ua shpreh çudinë, habinë e folësit ndaj ndryshimit që ka pësuar bashkëbiseduesi.– Foorcaaa! Jepi, ia arrite!Në këtë rast, pasthirrma forca shpreh nxitje për të kryer një veprim.Pasthirrmat nuk janë fjalë emërtuese. Ato shërbejnë për shprehjen e ndjenjave.Nisur nga kuptimi, pasthirrmat ndahen në tri grupe kryesore: emocionale, nxitëse, tingullimitime.Shpreh Pasthirrma emocionale Shembujgëzim, admirim, kënaqësiëhëhë, o, oho, ohoho, të lumtë, urra etj. O hoho, sa ngrohtë qenka! Të lumtë, na nderove!habi au, eu, oj, ou, pa, u, ua, uh etj.Ua, sa paske ndryshuar! Eu, ç’asht kanga, more!?frikë, dëshpërim, hidhërimbobo, bubu, korba, kuku, obobo, qyqja, ububu, e zeza etj.Qyqja, më iku djali! Bobo, sa shumë njerëz që paska!Klasifikimi i pasthirrmave sipas kuptimitLexoni fragmentin. Emërtoni fjalët.– Kërce, o Andrea...!– Bum! – u dëgjua një zhurmë.– Ua, e kapërceu! – thotë Arbi. Vëreni me kujdes fjalët e nënvizuara në tekst. Çfarë shprehin ato?Të gjitha këto fjalëza janë pasthirrma.Pasthirrma219

