Page 222 - Demo
P. 222
mosbesim, mospërfillje, përbuzjeaha, bah, ehe, ahu, i, ohu, ptu, ye etj. Ahu, përsëri ti me këto! Ptu, sa turp!pakënaqësi, keqardhje, mërzi, dhimbjea, ah, eh, of, oi, uf etj. Uf, s’durohet ky!b. Pasthirrmat nxitëse shprehin dëshirën ose vullnetin e folësit.Ato ndahen në tri nëngrupe:Shpreh Pasthirrma nxitëse shembujthirrje ej (hej), o, ore (or, mor, more), moj (ori, mori), pëst etj. Moj, do pushosh ti, apo?nxitje, urdhër ose lutjeo burra, forca, hë, na sus, shët, të keqen etj. Hë, se dhe pak arritëm!përshëndetje, mirënjohje, mallkime, sharje,ngushëllimefaleminderit, lamtumirë, mirëmëngjes, mirupafshim, mirë se erdhe, natën e mirë, tungjatjeta, udha e mbarë etj.Mirë se na erdhe, ju po ju prisnim.c. Tingullimitimet (ose onomatopetë) janë pasthirrma që imitojnë tinguj e zhurma të frymorëve, të sendeve dhe të dukurive të natyrës.Në të vërtetë, këto fjalëza as nuk shprehin ndjenja, as nuk nxitin për të vepruar, por vetëm imitojnë tingujt e natyrës: mjau-mjau, be-be, ha- ha, ty-ty-ty, hi-hi-hi, ciuciu, plluq, pik-pik etj.Dëgjohej zëri i një kumrie: gu-gu- gu! Mjau-mjau,- bëri macja dhe trembi fëmijët.Vendi dhe funksioni i pasthirrmave në fjaliPasthirrmat zakonisht vendosen në fillim të fjalisë, por edhe në mes apo në fund të saj. Kur shqiptohen me fuqi të veçantë, pas tyre vendoset pikëçuditje ose edhe pikëpyetje.- Ua!? Ju na thatë vetë, - tha Bardha me zë të lartë.Pasthirrmat mund të përdoren si një fjali e vetme ose si një fjalë brenda një fjalie të palidhur nga ana sintaksore me fjalët e tjera. - Tungjatjeta! - i foli Arbri. Pasthirrma të përngjituraShkruhen njësh, si një fjalë e vetme, pa vizë lidhëse në mes, pasthirrmat e përngjitura të llojit: faleminderit, gatitu, hajmedet, kuku, mirëdita, mirëmbrëma, mirëmëngjes(i), mirupafshim, obobo, oburrani, prapakthehu, pupu, tumirëmbeç, tungjatjeta, ububu etj.TingullimitimetDrejtshkrim220

