Page 223 - Demo
P. 223


                                    MorfologjiUshtrime1 Lexoni fjalitë duke i shqiptuar pasthirrmat me intonacionin e duhur dhe thoni se çfarë shprehin ato.Oh! Sa të bukura janë fushat që gjelbërojnë! Ah, ku jeni o ditët e bukura të verës! O hoho, sa mirë bëre që erdhe! Lamtumirë, o mori Shkodër,/ Lamtumirë dhe ti Cukal!/ Zhduket Buna nën nji kodër./ Zhduket Drini nën nji mal.- Eh, mor bir! - psherëtiu babai. - M’u rrite dhe ti.2 Dalloni pasthirrmat që shprehin ndjenjat e folësit, pasthirrmat nxitëse dhe tingullimitimet.- Prite, o Nikollë, se po të vjen një derr i madh!- Ha-ha-ha! Ha-ha-ha! – ndërsejnë qentë.-Prite ti, o Arbër, atë dhelpër, se po të shkon pranë!- Ah! Në të lënça të gjallë unë ty! - thotë Arbëri dhe qëllon me pushkë, taf! Dhee godet në krye. - Të lumtë, o Arbër, se na zbardhe faqen! 3 Vendosni në tabelë pasthirrmat:bobo, shëët, mirëdita, taf-taf, uh, more, iii, lamtumirë, hi-hi, ah, o burra, mirë se erdhe, ku-ku-ku, ububu, tungjatjeta, hs-hs-hs, sus, pupupu, faleminderit.emocionale nxitëse tingullimitime4 Shkruani një përshkrim të shkurtër në të cilin të përdorni pasthirrma të grupeve të ndryshme.5 Shkruani disa pasthirrma që imitojnë tinguj të ndryshëm frymorësh apo sendesh dhe krijoni fjali me to. 6 Përshkruani figurën e mëposhtme me 5-6 fjali, ku të përdorni sa më shumë pasthirrma.221
                                
   217   218   219   220   221   222   223   224   225   226   227