Page 224 - Demo
P. 224
Trepikëshi tregon që thënia, për arsye të ndryshme, ndërpritet e nuk jepet e plotë. Ndërprerja mund të bëhet në fjali dhe në fjalë të veçanta.a. Për të shprehur ndërprerjen e një thënieje në mënyrë që t’i lihet lexuesit ta marrë me mend çfarë ka dashur të thotë tjetri:Ja, sa të më rritet djali, pa...Sa të korrim grurin, sa të mbledhim duajt e fundit, pastaj...b. Në shkurtimet e fjalëve ose të datave që nuk duam t’i japim të plota, ose që s’na kujtohen: Nga rrethi i K...Aty nga fillimi i majit të vitit 200…c. Për të shprehur mungesën ose vonesën e përgjigjes në dialog:- Eja, eja më pranë. - Po priste të fliste ajo…d. Pas një numërimi që nuk jepet deri në fund:Ja caktojmë Dianën një, dy, tre…e. Në citime për të treguar që fjalia nuk jepet e plotë në fillim, në mes a në fund të saj:“...shkolla jonë do të pësojë ndryshime në formë,… në strukturë, në përmbajtje…”f. Përdoret në vend të një shkronje, fjale, numri a shenje aritmetike që nxënësi duhet ta gjejë:Përdorni trajtat e shkurtra në vendet bosh:Anijet e mëdha mezi ... bëjnë ballë dallgëve të fuqishme.Trepikëshi përdoret:Drejtshkrim18 Përdorimi i trepikëshit (...)1 Shënoni se me cilin rregull të përdorimit të trepikëshit lidhen shembujt e mëposhtëm (nga a në f).E di ç'bëj unë me ato kronikat tuaja të mykura? ... ____ Nga rrethi i K...___Aty nga fillimi i majit të vitit 197...___ - ... Eja, afrohu.___- ... E sheh këtë libërth? __Sidoqoftë, dihet.... Por unë kështu them... Paçka... ____2 Shkruani një dialog të shkurtër ku të përdorni deri në katër raste të përdorimit të trepikëshit._____________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________3 Në pjesën leximit me titull “Pas vdekjes”, gjeni dhe shpjegoni raste të përdorimit të trepikëshit.4 Shkruani një shkrim të shkurtër me temë “Unë pas dhjetë vjetësh”, ku të përdorni deri në katër raste të përdorimit të trepikëshit.Ushtrime222

