Page 225 - Demo
P. 225


                                    MorfologjiPjesëza 19Lexoni fragmentin dhe emërtoni të gjitha fjalët. Ja dhe Berti, shoku im më i mirë. E kam njohur qysh në fëmijëri, kur jetonim të dy në të njëjtin fshat. Madje i kam mësuar si bëhen fyejt, por tani është bërë edhe më i zoti. Mbase do të bëhet më i shquar, ose nuk do që t’i flasë kush, pale babai mburret dhe e përmend çdo orë për zotësinë e tij.Fjalëza nuk, e vendosur para foljes rri, mohon kryerjen e veprimit të shprehur nga kjo folje. Ndërsa fjalëza pale tregon se përforcon qëndrimin rreth informacionit që jepet më pas.Këto fjalë quhen pjesëza.Pjesëza është pjesë e pandryshueshme e ligjëratës dhe shërben për të shprehur ngjyrime kuptimore, emocionale ose plotësuese të një fjale, togfjalëshi apo fjalie.Sipas kuptimit, pjesëzat grupohen në: pjesëza që shprehin ngjyrime kuptimore të përgjithshme;modale;emocionuese-shprehëse.I. Pjesëzat që shprehin ngjyrime kuptimore të përgjithshmeKëto pjesëza shërbejnë për të shprehur ngjyrime kuptimore plotësuese të një fjale, të një grupi fjalësh a të një fjalie të tërë. Ato grupohen në:Dëftuese, ku përfshihet vetëm pjesëza ja, e cila shërben për të treguar dikë, diçka: Ja dhe kroi i fshatit tonë.Përcaktuese-saktësuese (deri (gjer), mu, pikërisht, plot, qysh, rrumbullak, sa, sapo etj.), të cilat përcaktojnë ose saktësojnë më mirë kuptimin e një fjale, grupi fjalësh apo fjalie: Pikërisht, të tilla fjalë të bënin të mendoje thellë.Përforcuese (bile, dhe, edhe, madje, sidomos, veç, veçse, veçanërisht, vetëm, sa (për) etj.), të cilat shërbejnë për të përforcuar më shumë kuptimin e një fjale, togfjalëshi a fjalie: Madje e kishte ndihmuar edhe herë të tjera.Përafruese (afërsisht (afër), aty-aty, nja, si nja, gati, rreth, thuajse (pothuajse), desh, mend), të cilat përdoren para një fjale, grupi emëror a fjalie për ta paraqitur të përafërt kuptimin e tyre: Ata na dëgjonin gati me vuajtje.II. Pjesëzat modaleKëto pjesëza shërbejnë për të shprehur qëndrimin e folësit ndaj një a më shumë mendimeve, vërtetësisë së një ngjarjeje a dukurie. Në këtë grup, përfshihen pjesëzat:Pohuese (po, posi, po që po, po se po, si urdhëron, e, ëhë etj.), të cilat shërbejnë për të pohuar a për të miratuar një mendim, për të lejuar një veprim: E lexove? Po, si urdhëron.Mohuese (jo, mos, nuk, s’, jo që jo, jo se jo, as që etj.), të cilat shërbejnë për t’i dhënë përgjigje mohuese mendimit a mendimeve të shprehura nga një tjetër ose nga vetë folësi, për të mohuar veprimin a gjendjen e shprehur nga folja: Mos nuk e ndieni veten mirë?223
                                
   219   220   221   222   223   224   225   226   227   228   229