Page 227 - Demo
P. 227
Kryefjala 1Kryefjala është gjymtyrë kryesore e fjalisë. Asaj i përgjigjet veprimi apo gjendja e shprehur nga kallëzuesi. Që fjalia të jetë e saktë, mes kryefjalës dhe kallëzuesit duhet të ketë përshtatje në vetë dhe në numër: Turistët vizituan muzeun (kryefjala në numrin shumës, kallëzuesi në numrin shumës, kryefjala në vetën e tretë, kallëzuesi në vetën e tretë). Në rastin Turisti vizituan muzeun, nuk kemi përshtatje të kryefjalës me kallëzuesin në numër. Pra, kjo fjali nuk është e rregullt.Në disa raste, kryefjala mund të mos shprehet, madje përdorimi i saj mund të jetë i tepërt. Ajo kuptohet nga mbaresat e foljes. Lexoni me kujdes fjalitë e mëposhtme dhe hiqni kryefjalën aty ku është e tepërt.Ku po shkon ti? Unë po shkoj në bibliotekë. Ç’libër do të marrësh ti atje? Unë nuk e di, unë të shoh. A mund të të jap unë një këshillë? Unë nuk dëshiroj të më zhgënjesh ti.emër të shquar Rruga ishte e gjatë, por e bukur.të pashquar Në rrugë frenoi njëmakinë. Ra borë.përemra vetorë: Ajo është rrugës, duke ardhur.pyetës: Kush ia vuri emrin rrugës?të pacaktuar: Rrugës nuk pipëtinte asgjë.numëror Qëndronin të katërt në një skaj rruge.pjesë ligjërate të emërzuaraPseja na shoqëronte gjatë gjithë rrugës.grupe emërore Si t’u duk ky qytet? Çdo fjalë duhet peshuar mirë.Na vinin ndër mend lloj-lloj ngjarjesh.Për të gjetur kryefjalën, duhet t’u përgjigjemi pyetjeve drejtuar kallëzuesit: Kush...? Cili/a...?Cilët/at...?KujtojmëKryefjala mund të shprehet me: Lexoni me kujdes tekstin e mëposhtëm.Drilona është një vajzë e heshtur. Asaj rrallëherë ia dëgjon zërin. Arsyen nuk di ta shpjegojë njeri. Askush nuk e di me saktësi ku banon ajo, por autobusi me të cilin udhëton, vjen nga një skaj i largët i qytetit. Një ditë vendosa t’i bëja këtë pyetje... Nënvizoni kryefjalët dhe thoni me se janë shprehur ato. Argumentoni përgjigjen tuaj.A ka ndonjë fjali pa kryefjalë? Si shpjegohet mungesa e saj?225

