Page 228 - Demo
P. 228


                                    Siç e pamë, kryefjala mund të shprehet me një fjalë të vetme, por ajo mund të zgjerohet sakaq me fjalë të tjera: Anija doli në breg.AnijaAnija e vjetërAnija e vjetër e tejmbushurAnija e vjetër e tejmbushur me mallraAnija e vjetër e tejmbushur me mallra importiShpeshherë, foljet e emërzuara mund të kryejnë funksionin e kryefjalës:Anija doli në breg. Dalja e anijes në breg i gëzoi të gjithë.Kryefjala ka rend të lirë në fjali, sepse ajo e ruan lidhjen me kallëzuesin, pavarësisht pozicionit të saj në krye, në fund apo në mes të fjalisë. Anija doli në breg. Në breg doli anija. Doli anija në breg.1 Gjeni kryefjalët në fjalitë e mëposhtme dhe thoni me se janë shprehur. Plotësoni tabelën sipas modelit të dhënë.Duhej bërë kjo punë sa më parë. Tërë pasditja kaloi pa u ndier. Qielli mori një ngjyrë të kuqërremtë. Balo quhej qeni i tij. A duhet të vijnë edhe ata me ne? Asnjëra prej tyre nuk fliste. Kush foli? Nuk është parë njeri këndej.Kryefjalë E shprehur meKjo punë grup emëror (përemër + emër)2 Në pjesën e mëposhtme, hiqni kryefjalët që mund të nënkuptohen duke argumentuar zgjedhjen tuaj.Unë, kur dal nga apartamenti, unë gjithmonë e mbyll derën dy herë. Kësaj radhe, unë e gjeta të shtyrë dhe kjo më bëri përshtypje. Unë mendova që do të kishte hyrë e zonja e shtëpisë për të më sjellë korrespondencën. Unë hyra. Zjarri ishte akoma i ndezur dhe ai e ndriçonte paksa apartamentin. Unë mora një qiri dhe shkova ta ndez unë në vatër...3 Ndërtoni nga dy fjali në të cilat fjalët mace, këngë, mendim, e diel, ata të dalin herë si kryefjalë, herë si gjymtyrë të dyta fjalie. P.sh., mace: Macja ime është shumë e bukur. Veterineri vizitoi macen time.4 Shkruani fjali në të cilat fjalët dhe grupet e fjalëve të dhëna të dalin si kryefjalë.një kalimtar ___________________________________________________________________kalimtari _____________________________________________________________________asnjë fjalë ____________________________________________________________________fjala _________________________________________________________________________ky mendim ___________________________________________________________________mendimi _____________________________________________________________________një tufë zogjsh ________________________________________________________________zogjtë _______________________________________________________________________Zgjerimi i grupit të kryefjalësUshtrimeSintaksë226
                                
   222   223   224   225   226   227   228   229   230   231   232